LAJMI I FUNDIT:

Shpërthen zjarr në një kasolle në Koçan, merr jetën e një personi

Shpërthen zjarr në një kasolle në Koçan, merr jetën e një personi

Sektori i punëve të brendshme në Shtip njofton se një person ka vdekur pas shpërthimit të zjarrit në një objekt në qytetin e Koçanit. I vdekuri ka banuar përkohësisht në kasollen që u dogj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rasti ka ndodhur në mesnatë, ndërkaq në vendin e ngjarrjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve, të cilët gjatë shuarjes së zjarrit, e kanë gjetur trupin e djegur.


Policia ka kryer ekspertizën e plotë, ndërkaq të dhënat për identitetin e të vdekurit dhe shkaqet e shpërthimit të zjarrit do të jepen pas përfundimit të obduksionit./Telegrafi/