LAJMI I FUNDIT:

Shpërblehen nxënësit nga Maqedonia në garën arsimore në Tokio

Shpërblehen nxënësit nga Maqedonia në garën arsimore në Tokio

Në kuadër të shënimit të 71 vjetorit të themelimit të UNESCO-së, në Tokio të Japonisë u organizua garë për arsim, kulturë, sport, shkencë dhe teknologji, ku morën pjesë edhe nxënës nga Maqedonia, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë garë morën pjesë 12.937 garues nga 153 vende. Tre nxënës të shkollës ”Llazo Trpovski” përfaqësuan Maqedoninë. Ata u prezantuan me proza në formë eseje, me temë: ”Të krijojmë një të ardhme më të mirë përmes arsimit”.


Ndër të shpërblyerit janë edhe nxënësit nga Maqedonia, të cilët më 29 nëntor do t’i marrin shpërblimet e fituara./Telegrafi/