LAJMI I FUNDIT:

Shpenzoi 4.000 dollarë në një statujë gjigante për “t’ia treguar administratës së qytetit” një gisht të mesëm (Foto)

Shpenzoi 4.000 dollarë në një statujë gjigante për “t’ia treguar administratës së qytetit” një gisht të mesëm (Foto)

Ted Pelkey ​​nga Westford, një qytet në Middlesex County, Massachusetts, Shtetet e Bashkuara, vendosi të marrë hak për administratën e qytetit e cila prej vitesh i ka refuzuar lejen për të ndërtuar një garazh.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në dëshirën e tij për hakmarrje, ai ngriti një skulpturë të madhe të gishtit të mesëm për të cilën pagoi 4,000 dollarë.


“Ndjehem keq se qytetarët mendojnë se një gjë e tillë u është drejtuar atyre. E kam vendosur për të marrë hak mbi administrimin e qytetit, e cila refuzon të japë leje për disa vite”, ka thënë Ted duke shtuar se ideja e tij erdhi në mend kur ai u ul me gruan e tij në bar.

Siç thuhet tutje, Ted luftoi me administratën për dhjetë vjet dhe ata refuzuan t’i jepnin leje për të ndërtuar garazhin e tij.

Kështu ai si hakmarrje, ka ngritur një skulpturë në kopshtin e tij katër metra të lartë në mënyrë që të jetë e dukshme në të gjithë qytetin dhe gishtin e mesëm e vendosi përballë ndërtesës së administratës.

Ai investoi para shtesë për ta bërë skulpturën të dukshme, edhe natën, duke vendosur edhe drita.

Si gjëja më e mirë e të gjithave, Ted thotë se qëndron fakti se nuk ka ligj që e vë atë në një akuzë penale për këtë vepër, sepse kjo konsiderohet si liri e fjalës. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Interesante
Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Interesante
Birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë në qytetin indian

Birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë në qytetin indian

Interesante
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
Intervistoi 90 persona për 55 orë - gruaja nga Nigeria shënon rekord botëror

Intervistoi 90 persona për 55 orë - gruaja nga Nigeria shënon rekord botëror

Interesante
Plani

Plani

Kalo në kategori