Në Komisionin për Buxhet, gjatë shqyrtimit të Raportit të Shpenzimeve të Radio Televizionit të Kosovës për periudhën janar-mars 2022, kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini theksoi se për dallim prej viteve të kaluara në këtë periudhë ka pasur kursime të mjeteve buxhetore dhe një performacë më të mirë të mediumit publik.
Boletini thekson se janë kursyer 79 mijë euro në muaj dhe se pozitave menaxhuese në RTK u është zbritur paga.
“Për dallim nga vitet e kaluara, kemi një pasqyrë më ndryshe të pasqyrave financiare. Kemi punuar me një logjikë racionale të kursimeve në mediumin publik, ku 79 mijë euro kemi kursime në muaj. Në kuadër të kursimeve të shpenzimeve, disa menaxherë që kanë qenë me paga të larta, ato janë zbritur. Këto mjete të kursimeve janë bartur për shërbime tjera. Megjithatë sfidë mbetet nga përmbaruesit privatë, të cilët kërcënojnë RTK-në për ngrirjen e llogarive bankare për shkak të borxheve”, tha Boletini.
Duke iu përgjigjur deputetes Duda Balje sa i përket kontratave me shërbime të veçanta, ai theksoi se ka ende punëtorë në RTK me kontratë mbi vepër. Sipas tij, janë dy kontrata të tilla, për prezantuesit e lajmeve Mustafë Muçaj dhe Fadile Kryeziu.
Megjithatë ai këto i ka arsyetuar për shkak të angazhimit të tyre për dy-tri orë punë në javë. Të dy prezantuesit janë në prag të pensionimit.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj këta dy prezantues i ka quajtur ikona për vendin dhe sipas tij ka qenë e nevojshme që të angazhohen tutje në mediumin publik.
Ndër të tjera Ahmetxhekaj theksoi se ka pasur politikanë dhe ish-deputetë që kanë arritur të punësojnë punëtorë në RTK, ka pasur raportim dhe është e faktuar, për çka tha se janë intervistuar nga prokuroria.
Deputeti Visar Korenica ngriti çështjen e një lëshimi në mediumin publik më 1 prill. Ai ka pyetur drejtuesit e televizionit publik se a është e vërtetë dhe a kanë marrë masa për lajmin e rremë në RTK më 1 prill për emërimin e Edi Ramës në krye të NATO-s.
Për këtë, Boletini pranoi se ka ndodhur një lëshim i tillë dhe tha se ka kërkuar të merren masa.
“Është keq çka ka ndodhur në websitin e RTK-së dhe skandaloze çka ka ndodhur”, tha ai.
Për këtë lëshim, Ahmetxhekaj tha se ka pasur një dorëheqje nga u.d. i kryeredaktorit Enver Bajrami.
Sa i përket borxheve të RTK-së, kryetari i Komisionit, Armend Muja përmendi një prej borxheve të RTK-së ndaj një restoranti në Prishtinë, mbi 2 mijë euro.
“A ka mundësi me hëngër bukë borxh nga RTK-ja, a?”, tha Muja, për çka nuk mori përgjigje nga drejtuesit e këtij mediumi.
Komisioni po vazhdon ta shqyrtojë këtë raport të shpenzimeve në RTK për periudhën janar-mars 2022. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

Liberalizimi i tregut të energjisë: Bizneset përballen me rritje të kostos

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët