LAJMI I FUNDIT:

Shpenzime të tepruara në Komisionin Rregullator për Energjetikë të Maqedonisë

Shpenzime të tepruara në Komisionin Rregullator për Energjetikë të Maqedonisë

Rroga më të larta se deputetët dhe katër herë më të larta se pagat e mësuesve, harxhime të jashtëzakonshme për qira, për shërbime të telefonike dhe pagesa shtesë të panevojshme… Këto harxhime sipas Komisionit për Çështje ekonomike, i kanë bërë anëtarët e Komisionit për Energjetik. Goran Milevski, deklaroi se të gjithë këto harxhime janë të palogjikshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Ju në rrogë prej 1500 eurove, keni konstatuar të merrni dhe të holla për regres. Rroga ka qenë e vogël prandaj keni pasur nevojë edhe të holla për pushim. Edhe për jetë jashtë institucionit keni ofruar rrogë shtesë. Pak kanë qenë 500 euro për banesë, 1500 euro rrogë, keni ndarë para edhe për punëtorët jashtë qyteteve, po si nuk ju vjen turp” citon Alsat-M kryetarin e Komisionit për çështje ekonomike, Goran Milevski.


Debati u ashpërsua në moment kur deputetja e opozitës, Vlladanka Aviroviq lëshoi seancën dhe së bashku me të edhe deputetët tjerë të OBRM-PDUKM-së, me arsyetimin se kryetari Milevski nuk e udhëheq seancën siç duhet dhe se nuk u lejon ndërhyrje procedurale.

”Ju lutem ta drejtoni seancën si kryetar’, u shpreh Liljana Kuzmanovska, OBRM-PDUKM.

Zonja Kuzmanovska, juve askush nuk ua dha fjalën. Nuk mundeni si të pavarur ta bëni këtë, e di që ju dhemb, se 10 vite keni vjedhur prej qytetarëve të Maqedonisë. E di që kjo juve ju pengon, mirëpo koha juaj dhe vjedhja ndaj qytetarëve përfundoi. Lirisht largohuni, sepse kështu u larguat edhe nga qeveria dhe do të jepni llogari para ligjeve për këto vepra – deklaroi Goran Milevski, kryetar i Komisionit për çështje ekonomike.

Mirëpo në mungesë të Kryetari të Komisionit për Energjetikë, Dimitar Petrov, i pranishëm ishte zëvendësi i tij Kushtrim Ramadani, i cili i mohoi këto konstatime dhe tha se realisht harxhimet e komisionit rregullator për energjetik janë zvogëluar dhe se gjithçka është në suaza të ligjeve.

”Domethënë, ne siç mund të vërehet, i ulim harxhimet dhe ne jemi 50% nën atë që na lejon ligji. Dhe për rrogat u thash, se rrogat tona janë të krahasuara me sektorin e energjetikës në Maqedoni dhe në këtë aspekt mendoj se janë ndër rrogat më të ulëta” theksoi Kushtrim Ramadani zv/kryetar i Komisionit Rregullator për Energjetik.

Komisioni për çështje ekonomike paralajmëroi se nuk do ta pengojë votimin e raportit vjetor për punën e Komisionit Rregullator për Energjetik, mirëpo Milevski paralajmëroi se qeverisja e re nuk do të lejojë harxhime të panevojshme në dëm të buxhetit të Maqedonisë dhe në kurriz të qytetarëve./Telegrafi/