LAJMI I FUNDIT:

Shpend Ahmeti thotë se rezultatet janë të qarta, uron LDK-në dhe VV-në

Shpend Ahmeti thotë se rezultatet janë të qarta, uron LDK-në dhe VV-në

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare.

Ahmeti përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se pa marr parasysh se kush fiton LDK apo VV, ai ka thënë se shfrytëzon rastin të uron fituesin, transmeton Telegrafi.


“Faleminderit për daljen masive në zgjedhje dhe proces demokratik zgjedhor! Për këtë kanë meritë së pari qytetarët. Prandaj, urime. Edhe pse ende nuk ka përfunduar numërimi i krejt votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, rezultatet pothuajse janë të qarta. Pa marr parasysh se kush fiton, shfrytëzoj rastin të uroj fituesin, qoftë ajo Lëvizja Vetëvendosje apo Lidhja Demokratike e Kosovës”, ka shkruar ai.

Ahmeti ka falënderuar votuesit e koalicionit AAK-PSD.

“Falënderojmë çdo votues, anëtarë e simpatizant që ishte në përkrahje të koalicionit 100 përqind. Presim rezultatet përfundimtare dhe certifikimin zyrtar por zotohemi se do të vazhdojmë të luftojmë për barazi, mirëqenie e solidaritet e për zhvillimin e shtetit tonë”, vijon shkrimi i Ahmetit./Telegrafi/