LAJMI I FUNDIT:

Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, BMW Z4 2019 mund ta arrijë edhe më shpejtë (Foto)

Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, BMW Z4 2019 mund ta arrijë edhe më shpejtë (Foto)

BMW e ka bërë të qartë, se Z4 është më i shpejtë në linjë, duke ia kaluar modelit Supra

Toyota Supra është prezantuar në Detroit Auto Show, pas një pritje prej 21 vitesh, transmeton Telegrafi. Nën kapak e ka motorin me 3.0 litra që prodhon 335 kuaj fuqi, të njëjtë sikurse BMW Z4 2019.


Më herët, ishte thënë se modeli Z4 mund ta arrijë për 4.4 sekonda shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, teksa Supra të njëjtën e kalon për 4.1 sekonda. Por, duket se BMW nuk ka qenë e drejtë që nga fillimi.

Që kur u lansua Supra, dolën të dhënat zyrtare që tregojnë se BMW kishte nënvlerësuar fuqinë e këtij modeli. Bazuar në vendimet e fundit, thuhet se Z4 prej qëndrimin pa lëvizur deri në 100 kilometra në orë, mund të kalojë për 3.9 sekonda.

Me 20 kilogramë më pak dhe përditësimit me 47 kuaj fuqi, nuk është e habitshme se BMW Z4 mund të arrijë shpejtësi më të lartë, megjithëse me të njëjtin motor. /Telegrafi/