LAJMI I FUNDIT:

Me shpejtësinë e dritës, Telkos arrin aty ku ju dëshironi

Me shpejtësinë e dritës, Telkos arrin aty ku ju dëshironi

“Ne vijmë me shpejtësinë e dritës’’, është motoja e kompanisë së parë në vend TELKOS që sjell rrjetin kabllor me fije optike.

Telkos është kompani kabllore në tregun e Kosovës, duke ia mundësuar vendit atë që i mungonte, kabllimin me fije optike e cila është mirëpritur mjaftë shumë nga qytetarët.

Telkos ju sjell internetin më shpejtësi pa limit, internet dhe tv me mbi 150 kanale, si dhe pako sportive, tashmë në shtrirje në gjithë Kosovën.

Dikur ka qenë e pamundshme me ia pa fytyrën duke fol të dashurve përtej oqeanit, ende është e pamundur t’i kalojmë pushimet në mars, jo gjithkush arrin ta sfidojë gravitetin. Thonë se telepatia është e mundshme veç mes disave, ndoshta ende duhet të presim ndonjë lajm prej alienëve.

Prandaj disa ëndrra janë thjesht fenomen i së ardhmes por jo edhe interneti më i shpejt në botë, e këtë e sjell Telkos me shpejtësinë e dritës.

Ajo që e bënë të dallueshëm Telkosin nga operatorët tjerë është transferi i rrjetit shumë i shpejt dhe pa limit deri tek klienti.

Karakteristikë tjetër që e dallon Telkosin dhe e bën konkurrent serioz në tregun e internetit është pikërisht rrjeti më e avancuar e mundshme dhe e vetmja deri me tani me kualitetin dhe çmimin më të mirë në treg.