LAJMI I FUNDIT:

Shpejtësia me të cilën shkruani në tastierë mund të tregojë a ju kërcënon sëmundja e Parkinsonit

Shpejtësia me të cilën shkruani në tastierë mund të tregojë a ju kërcënon sëmundja e Parkinsonit

Disa gabime dhe shprehi në shkrim në tastierë mund të zbulojnë disa tremorë, të cilët janë shenjë e qartë e kësaj sëmundjeje

Hulumtuesit e Universitetit Carls Sturt në Kuislend kanë analizuar 76 njerëz nga të cilët 27 kanë pasur formë të butë të sëmundjes së Parkinsonit.


Shpejtësia me të cilën kanë shkruar u ka mundësuar që me siguri prej 78 për qind të diagnostikojnë formën e butë të Parkinsonit.

Shkencëtarët shpresojnë që hulumtimet do të ndihmojnë që të krijohet një vegël diagnostikuese, e cila do të ndihmojnë në zbulimin e hershëm të kësaj sëmundjeje.

– Ideja është të bëjnë test të shkëlqyeshëm skriningu, i cili do të na ndihmojë në zbulimin e sëmundjes së Parkinsonit, thotë autori i hulumtimit,Varvik Adams.

Është e nevojshme që të bëhen edhe hulumtime të tjera me mostra më të mëdha, në mënyrë që të shtohen shanset për zbulimin e kësaj sëmundjeje, transmeton Telegrafi.

Sëmundja e Parkinsonit shkakton dëmtime në pjesët e trurit, të cilat shkaktohen me kalimin viteve.

Simptomat janë lëvizjet e ngadalta, tremorët dhe muskujt e shtangur, ndërkaq të sëmurët mund të vuajnë edhe nga depresioni, vështirësitë në mbajtjen e ekuilibrit, problemet me kujtesën dhe gjumin.

Sëmundjen e shkakton dëmtimi dhe humbja e qelizave nervore në tru, të cilat çojnë deri te tajitja më e vogël e dopaminës. Ende nuk është e qartë se si ndodhin dëmtimet e këtyre qelizave.

Shenjat e hershme të sëmundjes janë edhe dridhja e muskujve, ndryshimet në shkrimin në tastierë kur shkronjat bëhen më të vogla, ndërkaq fjalët e shkruara dendur, humbja e ndjenjës së aromës, shtangia e gjymtyrëve kur ecin dhe lëvizjet të cilat zgjasin shumë.

Simptomat më pak të zakonshme janë konstipacioni, disfunksioni erektil dhe seksual, humbja e ekuilibrit, insomnia, prodhimi i shtuar i pështymës, djersitja e tepërt, vështirësi në përpirje dhe urinim. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori