LAJMI I FUNDIT:

Shpallja “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut” organizata terroriste, Sopjani: Veprim populist dhe i pamenduar mirë

Shpallja “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut” organizata terroriste, Sopjani: Veprim populist dhe i pamenduar mirë

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Shkelzen Sopjani, ka thënë se vendimi i Qeverisë  për shpalljen organizata terroriste të “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigada e Veriut”, është i pamenduar mirë dhe veprim populist.

Sopjani tha se ky vendim i Qeverisë mund të çojë në përshkallëzim e jo depërshkallëzim të situatës së sigurisë në veri të vendit.


“Është barrë goxha e madhe nëse duan të dërgojnë deri në fund institucionet e vendit… Në aspektin politik ky vendim ka prodhuar pasoja, të cilat nuk mendoj që janë menduar apo kalkuluar mirë nga ana e atyre që e kanë marr këtë vendim. Sepse pasojat janë të ndryshme, por kryesorja, çon në përshkallëzim jo në de-përshkallëzim të situatës së sigurisë në veri. Por, çfarë është më e rëndësishm,e është treguar një shpërfillje ndaj partnerëve tanë ndërkombëtarë me këto vendime…”, ka thënë Sopjani në “FIVE” në RTV Dukagjini.

“Më shumë mu duk veprim populist, sesa vendim i kalkuluar mirë dhe i menduar mirë”, ka thënë tutje ai.

Sopjani e ka konsideruar këtë akt edhe si shpallje lufte, derisa shton se kjo është edhe sfidë për organet e sigurisë.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së enjtes i ka shpallur terroriste organizatat serbe “Mbrojtjen Civile” (Civilna Zastita) dhe “Brigadën e Veriut” (Severna Brigada) – të cilat operojnë në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe.

Shpallen terroriste organizatat serbe “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”
Lexo po ashtu Shpallen terroriste organizatat serbe “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”

Kryeministri Albin Kurti para kabinetit qeveritar tha se këto dy organizata paraqesin kërcënim serioz për rendin kushtetues dhe sigurinë në Kosovë.

Ndaj vendimit të Qeverisë ka reaguar Departamenti amerikan i Shtetit, i cili tha se Qeveria e Kosovës nuk është koordinuar me Uashingtonin sa i përket shpalljes së “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut” organizata terroriste.

SHBA: Shpallja e dy organizatave në veri si terroriste, vendim i pakoordinuar
Lexo po ashtu SHBA: Shpallja e dy organizatave në veri si terroriste, vendim i pakoordinuar

“Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të shpallur këto grupe si organizata terroriste nuk ka qenë i koordinuar me SHBA-në dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë. Ky vendim do të duhej të koordinohej me partnerët më të ngushtë ndërkombëtarë të Kosovës, përfshirë ata të cilët kanë përgjegjësinë primare për të siguruar stabilitetin e Kosovës. Ne sërish i bëjmë thirrje Kosovës që të përmbahet nga hapat e njëanshëm përderisa ne po punojmë me të gjitha palët për të zgjidhur krizën aktuale”, tha një zëdhënës i DASH.

Zëdhënësi i DASH-it tha se SHBA-ja dënon dhunën “e papranueshme ndaj trupave të misionit të NATO-s, KFOR”.

“Ata që kanë kryer për këto sulme duhet të mbahen përgjegjës, pas një procesi të rregullt me transparencë të plotë”, tha zëdhënësi.

Më 29 maj, protestuesit serbë në Zveçan u përleshën me pjesëtarët e KFOR-it. Dhjetëra persona u lënduan nga të dyja palët gjatë këtyre përleshjeve.

Autoritetet në Kosovë kanë sqaruar se vendimi për shpalljen e këtyre dy organizatave si terroriste nuk do të prekë askënd që mund të ketë kryer vepra penale para këtij vendimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori