LAJMI I FUNDIT:

Shpallet njeriu më i vjetër i gjallë: Momentin e përshkruan si më të mirin, në 116 vitet e jetës (Foto)

Shpallet njeriu më i vjetër i gjallë: Momentin e përshkruan si më të mirin, në 116 vitet e jetës (Foto)

Zyrtarët e Rekordeve të Ginisit, e kanë shpallur një japoneze 116-vjeçare, si njeriun më të vjetër të gjallë në botë.

Autoriteti global i rekordeve, i ka ndarë certifikatën Kane Tanaka, me një ceremoni modeste në shtëpinë e të moshuarve në Fukoku të Japonisë, ku ajo jeton për një kohë, transmeton Telegrafi.


Familjarët e saj dhe kryetari i qytetit, kanë qenë të pranishëm, ku e mbijetuara e kancerit, që i pëlqen të luajë Othellon në Piano, e pranoi certifikatën e vënë në kornizë.

Tanaka me certifikatën e Ginisit

“Ky është momenti më i mirë në jetë, që e kam përjetuar deri më tani” ka thënë Tanaka, e pyetur për pjesën më të mirë të jetës.

E lindur më dy janar të vitit 1903, ajo një nga tetë fëmijët e familjes. Në vitin 1922, është martuar me Hideo Tanaka, me të cili ka pasur katër fëmijë, si dhe ka adoptuar një tjetër.

Për çdo ditë, zgjohet në gjashtë të mëngjesit, ndërsa e kalon kohën duke zgjidhur komplikime matematikore. Sekretin e jetëgjatësisë, ajo beson se e ka nga apetiti i madh për ëmbëlsirat, kafenë dhe pijet e gazuara.

Festimi me ëmbëlsirën me tortën e preferuar

Madje, në ditën që u shpall si me e vjetra e gjallë, kërkoi të festonte me tortën e preferuar me luleshtrydhe.

Rekordin për njeriun më të vjetër në botë, e mbanë Chiyo Miyako po nga Japonia, që është ndarë nga jeta në moshën 117-vjeçare.

Sipas zyrtarëve të Ginisit, në botë mund të ketë njerëz edhe më të moshuar, por që nuk kanë dokumente për ta vërtetuar moshën e tyre. /Telegrafi/