LAJMI I FUNDIT:

Shpallet konkursi për Kryeprokuror të Shtetit, Lumezit i skadon mandati në muajin prill

Shpallet konkursi për Kryeprokuror të Shtetit, Lumezit i skadon mandati në muajin prill

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Kryesuesi Jetish Maloku, ka mbajtur takimin e 208-të me radhë, ndërkaq anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës kanë marrë vendim në fillim të këtij takimi për shpalljen e konkursit për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit.

Në njoftim thuhet se ky vendim është marrë duke u bazuar në Rregulloren nr. 06/2019 për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive të Republikës së Kosovës, e cila përcakton që konkursi shpallet së paku 90 ditë para skadimit të mandatit të Kryeprokurorit aktual të Shtetit.

Mandati 7-vjeçar i Kryeprokurorit aktual të Shtetit, Aleksandër Lumezi, do të përfundojë më 21 prill 2022.


“KPK-ja ka themeluar edhe Panelin vlerësues për poentimin e kandidatëve që aplikojnë për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit. Anëtarë të këtij paneli, përveç Kryesuesit të Këshillit, Jetish Maloku, që, sipas detyrës zyrtare, është anëtar dhe kryesues i panelit, përmes shortit u përzgjodhën edhe anëtarët e KPK-së, Ariana Shajkovci, Bedrije Syla-Alshiqi, Armend Zenelaj dhe Jovo Radoviq.

Ndërsa, anëtarë të Komisionit për rishqyrtim të kundërshtimeve të kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit, pas tërheqjes së shortit, u përzgjodhën anëtarët e KPK-së, Veton Shabani, Ardian Hajdaraj dhe Agron Beka”, thuhet në njoftim.

Konkursi për Kryeprokuror të Shtetit do të shpallet më 17 janar 2022 dhe do të jetë i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes.

Gjithashtu, Këshilli ka themeluar katër panele hetimore për trajtimin e rasteve disiplinore ndaj një prokurori të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, një prokurori të Prokurorisë Themelore të Prishtinës dhe ndaj dy prokurorëve të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.

Në njoftim thuhet se në fund të takimit janë mbajtur dy seanca dëgjimore disiplinore për rastin e një prokurori në Prokurorinë Themelore të Ferizajt dhe një prokurori në Prokurorinë Themelore të  Prishtinës, kurse vendimet përkatëse do të bëhen publike siç parashihet me ligj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës së re ndaj Thaçit nga Specialja, reagon Krasniqi

Pas ngritjes së aktakuzës së re ndaj Thaçit nga Specialja, reagon Krasniqi

Lajme
Shpërthimi i fundit në veri të Kosovës, Bislimi: Kemi dëshmi për komunikimet përpara dhe ndoshta pas sulmit

Shpërthimi i fundit në veri të Kosovës, Bislimi: Kemi dëshmi për komunikimet përpara dhe ndoshta pas sulmit

Lajme
“Burgosja e Demaçit e tri vrasje”, Shatri tregon për takimin e shumëpërfolur me Mehmet Locin

“Burgosja e Demaçit e tri vrasje”, Shatri tregon për takimin e shumëpërfolur me Mehmet Locin

Lajme
A po e monitoron FSK-ja infrastrukturën kritike me dronët “Bayraktar”, flet ministri Maqedonci

A po e monitoron FSK-ja infrastrukturën kritike me dronët “Bayraktar”, flet ministri Maqedonci

Lajme
Aktakuza e re, Specialja tregon emrat e tri grupeve të Thaçit për pengimin e drejtësisë

Aktakuza e re, Specialja tregon emrat e tri grupeve të Thaçit për pengimin e drejtësisë

Lajme
Kontrolli në banesën e Veliajt, SPAK del me reagim zyrtar

Kontrolli në banesën e Veliajt, SPAK del me reagim zyrtar

Lajme
Kalo në kategori