Gjykata Themelore në Gjakovë ka shpallur sot aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarve Qëndrim Shala dhe Veton Gjoshi, të cilët akuzohen për veprat penale të vrasjes në bashkëkryerje dhe mbajtje të paautorizuar të armëve.
Më 23 gusht 2016, rreth orës 16:40, në kryqëzimin e rrugës “Sylejman Hadum Aga” dhe “Shefki Shasivari”, saktësisht në lokalin “Deep bar”, ishin privuar nga jeta Zef Krasniqi, Valon Islamaj dhe Ali Islamaj.
Sipas Prokurorisë, kjo vrasje e trefishtë, e cila kishte ndodhur në “Çarshinë e Vjetër”, në Gjakovë, ishte motivuar nga hakmarrja.
Të dyshuarit kishin qëlluar me dy armë nga vetura e tyre “Skoda” me ngjyrë të zezë dhe të njëjtit ishin dorëzuar pas 6 muajsh në Polici.
Të akuzuarin e parë, Qëndrim Shala, trupi gjykues i kryesuar nga Shaqir Zika e shpalli fajtor për veprën penale të vrasjes si bashkëkryes dhe e dënoi me burg në kohëzgjatje prej 12 vjetësh, ndërsa për veprën penale të mbajtjes në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve dënim me burgim prej 1 viti, raporton Kallxo.com.
Prandaj, Gjykata Qëndrim Shalën e ka dënuar me dënim unik në kohëzgjatje prej 12 vjet e gjashtë muaj, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 27 janar 2017.
Masa e paraburgimit do të zgjasë deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi por jo më tepër se dënimi i shqiptuar..
Ndërsa, i akuzuari i dytë, Veton Gjoshi, u shpall fajtor për veprën penale të vrasjes si bashkëkryes dhe u dënuar me burg në kohëzgjatje prej 11 vjetësh, ndërsa për veprën penale të mbajtjes në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve me burgim prej 1 viti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City