Qendra shtetërore e provimeve (QSHP), ka publikuar emrat e maturantëve më të suksesshëm të vitit shkollor 2017/2018, njofton Gazeta Koha. Sipas QSHP-së, maturantet e Shkupit janë më të suksesshëm në gjuhë amtare dhe Kimi, të Ohrit në Matematikë, të Kërçovës në Fizikë.
Në bazë të rezultateve zyrtare të provimit të maturës shtetërore, Egzon Alii nga Gjimnazi “Zef Lush Marku” në Shkup, është maturanti me rezultate më të mira në provimin e gjuhës shqipe. Ana Geshtarovska nga shkolla e mesme shtetërore e muzikës “Ilija Nikollovski Lluj”- Shkup, është vlerësuar si më e mira në gjuhë maqedonase, ndërsa në gjuhë turke është vlerësuar Inxhi Zulbeari nga Gostivari. Më të mirët në matematikë janë treguar maturantët e Ohrit, edhe atë që të dy nga shkolla e mesme “Shën Klimenti i Ohrit”, Vlladimitr Bojxhi dhe Ana Vodeniçarovska. Pesë maturantë nga Kërçova, një nga Ohri dhe një nga Shkupi janë zgjedhur si nxënësit më të mirë në lëndën e fizikës.
Eleonora Bozhinovska, Stefan Naumovski, Angella Nikodinovska, Bojan Sofranievski, Kristina Cvetanovska janë më të mirët e kësaj lëmie nga shkolla e mesme “Mirko Milevski” e Kërçovës, ndërsa Petar Karsapinov nga “Jahja Kemal” – Shkup dhe Aleksandar Kërstevski nga shkolla e mesme “Shën Klimenti i Ohrit – Ohër. Kimistët më të mirë janë që të gjithë nga Shkupi, edhe atë pesë nga shkolla e mesme “Orce Nikollovski” (Ana Joviç, Ana Bogoevska, Stefani Kralevska, Emil Nikollov, Radica Stojkovska” dhe një nga shkolla e mesme “Rade Jovçevski – Korçagin”, – Shkup. Për gjuhë angleze janë zgjedhur maturantja Sanja Atanasova nga shkolla e mesme “Josif Josifovski “– Gjevgjeli, Angella Veljanovska nga shkolla e mesme “Mirko Milevski” – Kërcovë dhe Tamara Mitrovska nga shkolla e mesme private “Jahja Kemal”u Shkup.
Ndryshe, të hënën (13.08.2018) fillon afati i dytë ( i gushtit) i maturës shtetërore dhe mbahet provimi i gjuhës angleze, frenge, gjermane dhe ruse, kurse të martën, 14 gusht, do të ketë provime gjuhë dhe letërsi maqedonase, shqipe dhe turke. Të martën më 15 gusht mbahet provimi i kimisë, fizikës, biologjisë, historisë, filozofisë, estetikës dhe biznes, ndërsa më 16 gusht mbahet provimi i matematikës.
Nota e përgjithshme mesatare nga provimet për të gjitha lëndët nga matura e 11-të shtetërore për vitin arsimor 2017/2018 në sesionin e provimeve në qershor është 3.42, që është përmirësim i vogël nga viti i kaluar kur nota mesatare ishte 3.39. Gjuhë dhe letërsi amtare në qershor provimin e kanë dhënë 14.969 maturantë. Gjuhë maqedonase 10.122 me notë mesatare 3.66, gjuhë shqipe 4.474 me sukses mesatar 3.81 dhe gjuhë turke kanë dhënë 373 me notë mesatare 4.18. Për lëndën e matematikës, për të cilin në qershor ka pasur 1.900 kandidatë, nota mesatare e arritur është 3.37. Tek gjuhët e huaja nota më e lartë mesatare është arritur në gjuhën gjermane (3.99 nga 157 maturantë). Gjuhë frënge kanë dhënë 111 nxënës dhe nota mesatare është 3.82, provimin për gjuhë turke e kanë dhënë 14 kandidatë dhe nota mesatare është 3.21. Tek provimi i tretë ekstern, për të cilin maturantët mund të zgjedhin midis gjashtë lëndëve, nota më e lartë mesatare është arritur në kimi (3.98). Sipas suksesit pasojnë provimet në fizikë (3.96), biologji (3.79), filozofi (3.78), estetikë (3.58) dhe histori (3.21). /Koha/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?