LAJMI I FUNDIT:

Shpallen Changemakers, të rinjtë aktiv për të mirën e komunitetit

Shpallen Changemakers, të rinjtë aktiv për të mirën e komunitetit

“Youth For Kosovo” është një projekt i përbashkët i UNDP-UNV, UNICEF dhe UN Women, që ka për qëllim të angazhojë të rinjtë që të punojnë së bashku dhe të bëhen ndryshues në komunitetet e tyre.

Në kuadër të këtij projekti është organizuar gara Youth For Kosovo Changemakers nga data 20 janari e deri më 7 shkurt të këtij viti, përmes së cilës janë ftuar të rinjtë anembanë Kosovës të ndajnë storiet e kontribuimit për të mirën e komunitetit.


“Youth For Kosovo” ka publikuar gjashtë emrat e fituesve të garës, tri prej të cilëve ishin në kategorinë e videos dhe tri në atë të fotografisë.

“Në mesin e garuesve përmes videos, vendin e parë e fitoi Fiona Meqa (499 pëlqime), vendin e dytë e fitoi Rudina Zeqiri (381 pëlqime) dhe vendin e tretë e fitoi Alma Topalli (193 pëlqime). Këto vajza kanë treguar për angazhimet e tyre për njohjen e trashëgimisë kulturore, përmirësimin e ambienteve shkollore për të rinjtë në Fushë Kosovë, si dhe për aktivitetet me fëmijë në repartin pediatrik në SHSKUK.

Përpos kësaj, fituesit e garës Youth For Kosovo Changemakers në kategorinë e fotografisë, kanë treguar në mënyrë kreative kontributin e tyre për ngritjen e vetëdijes ndaj kujdesit mjedisor në hapësirat e përbashkëta, si dhe për integrimin e artit si metodë e përmirësimit të hapësirave spitalore për fëmijë. Vendin e parë e fitoi Ledi Gjini (332 pëlqime), vendin e dytë e fitoi Ermona Leskovci (181 pëlqime) dhe vendin e tretë e fitoi Marija Tomasevic (69 pëlqime)”, thuhet në njoftimin për media.

Kjo ka qenë një fushatë interesante që u ka mundësuar të rinjve të dëshmojnë angazhimin e tyre karshi bashkëmoshatarëve në lagje, në qytet, pjesë urbane apo rurale, e që ndikon në përmirësimin e të ardhmes së tyre.

Në këtë mënyrë, mund të identifikohen liderët e tashëm dhe të ardhshëm të cilët kanë potencial ta përforcojnë sinergjinë rinore, si dhe ta rrisin besimin e rinisë në institucionet publike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori