LAJMI I FUNDIT:

ShOTL-ja kërkon pezullimin e hapjes së terminalit të ri

ShOTL-ja kërkon pezullimin e hapjes së terminalit të ri

Shoqata e Operatorëve të Terminaleve të Licencuara (ShOTL), ka reaguar lidhur me vendimin e Doganës për hapjen e terminalit të ri doganor.

Kjo shoqatë kërkon nga ministri i Financave, Avdullah Hoti që të ushtrojë të drejtën ligjore për të pezulluar vendimin e pamatur të ushtruesit të detyrës së drejtorit të Doganës dhe të rregullojë situatën e krijuar.


Reagimi i plotë i ShOTL-së:

Shoqata e Operatorëve të Terminaleve të Licencuara (SHOTL), e cila funksionon si shoqatë e regjistruar në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës, me rastin e situatës së re të krijuar pas vendimit të Doganës për hapjen e zyrës së re doganore në Prishtinë, duke iu referuar komunikatës zyrtare të Doganës së Kosovës, nxjerr këtë:

Në komunikatën e datës 30.11.2016, Dogana e Kosovës arsyeton vendimin për hapjen e terminalit të ri doganorë në Prishtinë mbi baza të faktit se kompania që ka aplikuar për këtë lejim posedon licencën valide të lëshuar nga Ministria e Infrastrukturës, si shoqatë dëshirojmë të potencojmë se ne në vazhdimësi kemi adresuar tek të gjitha institucionet relevante që trajtimi i kërkesave të reja për hapjen e terminaleve doganore të bëhet konform legjislacionit në fuqi.

Pikërisht UA 5/2015 në nenin 2 të saj ka të specifikuar se licenca e lëshuar nga Ministria Infrastrukturës sipas këtij udhëzimi nuk nënkupton dhe nuk obligon Doganën që të angazhoj resurse shtesë për hapjen e zyrave te reja doganore posaçërisht përderisa kapacitetet e terminaleve që janë operacionale janë ende të pashfrytëzuara.

Duke pas parasysh se vendimi për hapjen e terminalit të ri është miratuar nga ushtruesi i detyrës së drejtorit Doganës, kërkohet nga Ministri i Financave që konform nenit 6 pikës 8 të Kodit Doganor dhe të Akcizave të ushtroj të drejtën ligjore për të pezulluar vendimin e pamatur të ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Doganës dhe të rregulloi situatën e krijuar.

Si shoqatë, me qëllim të mbrojtjes së të drejtave tona ligjore dhe mbrojtjes së investimeve, jemi detyruar që të angazhojmë zyra ligjore vendore dhe ndërkombëtare, zyra këto që i kemi angazhuar për shqyrtimin e gjithë dokumentacionit dhe në rast nevoje do jemi të shtyrë që të ndërmarrim masa ligjore për të mbrojtur interesat tona.

Shpresojmë që institucionet kompetente do shqyrtojnë me kujdes pretendimet tona. /Indeksonline/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Përfundon periudha transitore për dinarin, analistët nuk presin zhvillime pozitive nga takimi i javës së ardhshme

Përfundon periudha transitore për dinarin, analistët nuk presin zhvillime pozitive nga takimi i javës së ardhshme

Ekonomi
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së

Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së

Ekonomi
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Edil Project
Për herë të parë në Kosovë vjen

Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"

Peja Outdoor
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Auto Mita
Kalo në kategori