Pas ndeshjes ndërmjet Chelseat dhe Manchester Unitedit (të cilën e fituan Djajtë e Kuq dhe u kualifikuan në çerekfinale të Kupës FA), pikërisht në Stamford Bridge është tërhequr shorti i kësaj gare për ndeshjet e fazës tjetër.

Në bazë të këtij shorti, Djajtë e Kuq do të luajnë përballë Wolverhampton Wanderers në fazën e tetë më të mirëve të FA Cup.

Nga ana tjetër, kampioni i Ligës Premier, Manchester City, është vënë përballë Swansea Cityt në fazën tjetër të kësaj gare.

Dy ndeshjet tjera zhvillohen ndërmjet Watfordit dhe Crystal Palace, si dhe ajo në mes të Millwall dhe Brighton.

FaCup1 (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)


Të gjitha përballjet në çerekfinale të FA Cup:
Swansea City - Manchester CityWatford - Crystal PalaceWolverhampton Wanderers - Manchester UnitedMillwall - Brighton & Hove Albion

Ndeshjet çerekfinale do të zhvillohet ndërmjet datave 15 dhe 18 mars (nga e premtja deri të hënën).

Fituesit e fazës 1/4 e finales së FA Cup do të përfitojnë nga 720.000 funte (822.630 euro), pasi që Federata Angleze e Futbollit i kishte dyfishuar fondet në fillim të këtij sezoni.

Chelseafa2018 (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Chelsea ishte kampioni në fuqi, por Blutë nuk mund të garojnë më për mbrojtjen e titullit, pasi që u eliminuan nga Djajtë e Kuq. /Telegrafi/

telegrafi sport app