Shoqja e ngushtë e Meghan Markle, Priyanka Chopra u duk se ‘injoroi’ Princin William dhe Kate Middleton ndërsa ishin në Wimbledon.
Në një klip të sapo shfaqur, aktorja, 38 vjeçe, zgjodhi të merrej me rregullimin e shallit të saj, ndërsa Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, të dy 39 vjeç, zunë vendet e tyre në duartrokitje të rrëmbyeshme nga turma përpara eventit ‘Women’s Singles’ të shtunën.
Fotografitë e mëtejshme tregojnë Priyankan që duket se largohet nga çifti mbretëror ndërsa qëndronte në tribunë ndërsa ata u përzien me personazhe të tjerë VIP pas finales, shkruan DailyMail.
Disa vëzhgues mbretërorë sugjeruan se ishte një gjest i qëllimshëm pasi Dukesha e Sussex-it, 39 vjeçe, bëri vërejtje për Kate-n gjatë intervistës së saj për Oprah Winfrey.
Meghan pretendoi se kunata e saj e bëri atë të qante dhe ‘lëndoi ndjenjat e saj’ gjatë një diskutimi rreth veshjeve të vajzave me lule përpara dasmës së saj me Princin Harry – pasi ishte sugjeruar më parë se ishte e anasjellta.
Ajo gjithashtu akuzoi një anëtar të Familjes Mbretërore pa emër, për racizëm, i cili e kishte pyetur atë lidhur me ngjyrën që fëmija i tyre pritet të ketë.
Është e mundur që Priyanka nuk i pa Çiftin e Kembrixhit teksa hynin në ‘Royal Box’, ose se ajo nuk ishte në dijeni të mirësjelljes për të duartrokitur, megjithatë disa fansa mbretërorë sugjeruan që abstenimi i saj nga duartrokitjet ishte i qëllimshëm.
Duke vërejtur reagimin e saj, një person në rrjetet sociale tha: “Mua më mjafton mënyra se si Priyanka as nuk dukej në drejtim të tyre”.
Një tjetër shkroi në Twitter: ”Në të vërtetë jam në mosbesim për një mungesë të tillë sjelljeje dhe edukate. Amerikanët të ulur në afërsi të Kate dhe William nuk duartrokitën dhe as e pranuan hyrjen e tyre. Dy yje të mëparshëm të tenisit me gratë e tyre, King dhe Navratilova, dhe një shoqe e ngushtë e Meghanit, Priyanka Chopra”.
Një fans tjetër shtoi: “Ajo i injoroi plotësisht. Unë do të bëja të njëjtën gjë nëse shoku im do të keqtrajtohej”, ndërsa njëri vërejti: “Unë do t’i injoroja edhe ata”.
Aktorja u bashkua në ballkonin mbretëror me shumë personazhe të tjerë VIP, ndër ta edhe sipërmarrësen, Natasha Poonawalla.
Meghan Markle dhe Priyanka Chopra janë shoqe të ngushta që nga janari i vitit 2016 pasi u takuan në një darkë të grave në Televizion ELLE.
Më pas Meghan i tha Press Trust of India se ishte emocionuar kur Chopra admironte punën e saj, duke shtuar: “E dini kur takoni dikë dhe thjesht lidhni miqësi? Ishte thjesht një progresion i lehtë, natyral”.
“Ne kemi arritur të mbajmë kontakte përmes e-mailit dhe mesazheve dhe të përpiqemi të shohim njëra-tjetrën sa herë që të dyja jemi në të njëjtin qytet”.
Aktorja indiane ishte e ftuar në dasmën e saj me Princin Harry në maj të vitit 2018, megjithatë Meghan nuk mori pjesë në dasmën e saj me Nick Jonas atë dhjetor dhe Priyanka më pas mungoi në festën e foshnjës së Meghanit, duke shkaktuar thashetheme për një grindje të mundshme në atë kohë.
Sidoqoftë Priyanka qeshi me këto pretendime, duke këmbëngulur se thjesht nuk ishte ‘e vërtetë’.
Priyanka ka qenë një kampione e ngritjes së zërit për Meghanin që kur ato u bënë të afërta; kur Dukesha u emërua një nga njerëzit më me ndikim të vitit 2018, ajo shkroi në rrjetet sociale një status duke detajuar cilësitë e saj të veçanta.
Në artikull, ajo parashikoi që Meghan ‘do të jetë një princeshë për njerëzit’ dhe e quajti atë një ‘grua të re me zemrën dhe mendjen e saj në vendin e duhur’.
Një burim i tha më parë E! News që Meghan i beson Priyankan rreth ‘rregullimeve’ që duhej të bënte për të qenë një mbretërore.
Gjatë intervistës së tyre të diskutueshme me Oprah Winfreyn në fillim të këtij viti – e cila është nominuar për një çmim ‘Emmy’ – Meghan tha Kate e kishte bërë atë të qante.
“Disa ditë para dasmës ajo ishte mërzitur për diçka, që kishte të bënte me … veshjet e vajzës përcjellëse të nuses, dhe kjo më bëri të qaj. Dhe me të vërtetë më lënduan ndjenjat”, i tha ajo prezantueses.
“Nuk ka pasur një konfrontim dhe nuk mendoj se është e drejtë për të që të futet në detajet e kësaj sepse ajo kërkoi falje dhe unë e kam falur atë. Ajo që ishte e vështirë për të kapërcyer ishte të fajësohej për diçka që jo vetëm që nuk e bëra, por që më ndodhi mua”.
Kate nuk ka komentuar publikisht intervistën e famshme, por ajo dhe Princi William u tha se ishin ‘thellësisht të trishtuar’ nga kjo. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Xum Allushi pas eliminimit nga gara e Big Brother: S’mund të isha një Johnny Depp shqiptar
Bëhen viralet videot e Laertit, i del organi gjential në transmetim live në Big Brother VIP Albania nga pakujdesia
Gjesti i drejtohet banorëve: Unë nuk i kam dy ditë shkollë, por këtu po ua dridh
Xum Allushi eliminohet nga Big Brother VIP Albania 4
Elon Musk nuk shkoi i vetëm në inaugurimin e Trump, shoqërohej si rrallëherë nga Shivon Zilis
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!