Duke konsideruar se janë të pabarabartë me anëtarët e tjerë të ekipit negociator të Kosovës në dialogun me Serbinë, pjesëtarët e shoqërisë civile kanë vendosur që të mos bëhen pjesë e këtij ekipi.
Ndonëse me Ligjin për dialog, të miratuar në Kuvendin e Kosovës në dhjetor të vitit të kaluar, shoqërisë civile i është rezervuar një ulëse, megjithatë askush nga shoqëria civile nuk është bërë pjesë e këtij ekipi.
Mirëpo, qysh në fillim, anëtarë të shoqërisë civile, kanë dërguar vërejtjet e tyre për Ligjin për Dialogun, që konsiderohet antikushtetues.
Sipas Jeta Krasniqit nga Instituti Demokratik i Kosovës, në Ligjin për delegacionin shtetëror mungon pjesa e përzgjedhjes së anëtarit të shoqërisë civile duke e venë në pozitë më ndryshe me anëtarët e tjerë të këtij ekipi.
“Nuk është e qartë, nuk ka transparencë apo nuk është qartazi edhe në ligj e përcaktuar si do bëhet përzgjedhja. Në fakt në ligj thuhet që do të nominohet nga dy krerët e delegacionit, ose nëse s’ka dakordim mes tyre atëherë do të votohet edhe nga pjesa tjetër e delegacionit. Pavarësisht se si përzgjidhet një anëtar i shoqërisë civile në këtë delegacion, në mënyrën që është paraparë aty, nuk do të thotë që përfaqëson të gjithë shoqërinë civile të Kosovës”, tha Krasniqi për Radion Evropa e Lirë.
Edhe Përparim Kryeziu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, thotë se problemet për përzgjedhjen e anëtarit të shoqërisë civile fillojnë tek projektligji.
Sipas tij, mënyra se si rregullohet përzgjedhja e këtij anëtari e bën atë automatikisht të pabarabartë me anëtarët tjerë të delegacionit shtetërorë dhe përfaqësuesi i shoqërisë civile nuk do ta kishte peshën e njëjtë në delegacion.
“Përderisa anëtarët e delegacionit shtetëror janë votuar në Kuvend e kanë marrë legjitimitetin nga Kuvendi dhe mund të shkarkohen nga Kuvendi, anëtari i shoqërisë civile mund të përzgjidhet nga delegacioni shtetërorë. Pra, anëtarin e shoqërisë civile e përzgjedh delegacioni shtetërore, dhe mund ta lirojë nga puna po i njëjti delegacion. Pra, anëtari i shoqërisë civile në këtë delegacion nuk është i barabartë me anëtarët e tjerë”, tha Kryeziu për Radion Evropa e Lirë.
Kryeziu thotë se nuk ka dhe nuk ka pasur deri tash një vullnet që të plotësohet kjo ulëse.
“Delegacioni është formuar me qëllimin dhe arsyen se do të krijohet një trup gjithë përfshirës që ofron pajtueshmëri politike sociale, prandaj është ftuar edhe një anëtarë i shoqërisë civile, të paktën parashihet të jetë një anëtar i shoqërisë civile”, thotë Kryeziu.
Ndërkaq, Jeta Krasniqi nga KDI, thotë se shoqëria civile ka mënyrë se si i përzgjedh anëtarët e saj. Fillimisht, përzgjedhja shkon përmes nominimit dhe votimit nga shoqëria civile, e pastaj votimi në Kuvendin e Kosovës.
“Ky anëtar i shoqërisë civile në delegacion të mos jetë vetëm sa për të përmbushur në mënyrë sipërfaqësore një kriter, por në fakt konsultimi me shoqërinë civile të jetë prezent në çdo fazë, për të ofruar shoqëria civile opinionin e saj, qëndrimet e saj, kritikat konstruktive dhe për të garantuar transparencën dhe llogaridhënien”, thotë Krasniqi.
Ekipi negociator, që bashkë-udhëhiqet nga kryetari i Nismës Social Demokrate Fatmir Limaj dhe kryetari i Partisë Social Demokrate, Shpend Ahmeti, qysh prej krijimit të ekipit negociagtor, i kanë bërë thirrje shoqërisë civile që të bëhet pjesë e këtij ekipi.
Përveç bashkëkryesuesve, pjesë e këtij ekipi janë edhe anëtarë të partive tjera, duke përjashtuar dy partitë më të mëdha opozitare, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje, që kanë refuzuar të bëhen pjesë e këtij ekipi. Këto dy parti, Ekipin negociator të Kosovës e quajnë jo-legjitim.
Ndërkaq, Ekipi negociator i Kosovës për dialogun me Serbinë, aktualisht ka mbetur pa punë për shkak të mosvazhdimit të dialogut në Bruksel, i cili ka ngecur dhe është bllokuar. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën