Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu ka mirëpritur ftesën e kryeministrit Isa Mustafa për përfshirje të shoqërisë civile në dialogun me Serbinë.
Ai ka thënë se ky është një reflektim në shërbim të hapjes së dialogut dhe ndërtimit të një procesi gjithëpërfshirës, me qëllim të arritjes së një konsensusi shoqëror për temat dhe sfidat të cilat e përcjellin këtë proces.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Kryeziu ka vlerësuar se varësisht nga ekspertiza, kapacitetet dhe fushat të cilat prek dialogu, shoqëria civile mund të ofrojë kontribut të vlefshëm.
Ai ka thënë se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë është proces i nevojshëm dhe i domosdoshëm.
Kryeziu ka thënë se shoqëria civile, kuvendi, qeveria dhe partitë politike duhet ta zgjerojnë debatin me qytetarë në mënyrë që ata të mos e shohin dialogun si një proces i cili vetëm mund t’i sjellë dëme jetës së tyre dhe shtetit të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Fushë Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për trafikim me narkotikë dhe posedim armësh – njëri gëlltiti qesen me kokainë gjatë arrestimit
Tetova sivjet me 123 filloristë më pak, në klasë të parë pritet të regjistrohen 838 nxënës
Kurti për “The Times”: Në Ballkan kemi një Rusi të vogël, që është Serbia
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251