Kuvendi i Kosovës miratoi sot projektligjin për zgjedhjet e përgjithshme, në të dy leximet brenda të njëjtës seancë.
Me këtë rast kanë reaguar organizatat e shoqërisë civile.
Sipas tyre praktikat e miratimit të projektligjeve të rëndësishme në procedura të përshpejtuara janë në kundërshtim dhe të dëmshme për standardet e jetës parlamentare.
“Ky projektligj, nuk adreson nevojën për reformë zgjedhore, që u proklamua si e tillë edhe në vetë emrin e komisionit ad-hoc. Për më tepër, përmbajtja e këtij projektligji përveç pjesës ‘kozmetike’ , nuk adreson shumë prej mangësive përmbajtjesore të sistemit. e në disa raste veçse i përkeqëson ato”.
Nga shoqëria civile thonë se në esencë, ky projektligj reflekton më shumë një kompromis midis partive politike të cilat sipas OJV-së, kanë shtyrë përpara interesat e tyre në raport me integritetin e kandidatëve, votimin preferencial, votimin jashtë vendit dhe pavarësinë e KQZ-së.
“Këto çështje nuk janë adresuar as gjatë punës së komisionit ad-hoc, por as në kuadër të angazhimit tonë para votimit të projektligjit në seancë. Për më shumë, as propozimet dhe amendamentet konkrete që kemi propozuar sot lidhur me çështjen e integritetit të kandidatëve dhe pavarësisë së KQZ-së, nuk janë marrë parasysh nga Komisioni Parlamentar për Legjislacion”.
“Ndonëse me efektet të cilat do të cenojnë vlerat dhe standardet dhe integritetin zgjedhor, me këto pasoja të këtij projektligji do të ballafaqohemi qysh në procesin e ardhshëm zgjedhor. Lista e kandidatëve dhe të zgjedhurit që mund të jenë pjesë e pjesë e Kuvendit të Kosovës, kuvendeve komunale apo kryetarë të komunave, potencialisht do të jenë individë të dënuar për vepra penale me më pak se një vit burgim, me kusht apo me gjobë – e që përbëjnë rreth 80% të rasteve vetëm viteve të fundit. Në anën tjetër, pozita e Kryesuesit dhe anëtarëve të KQZ-së do të politizohen dhe do dëmtohet kredibiliteti dhe imazhi i këtij institucioni të pavarur, për shkak se shkarkimi i tyre për shkelje të integritetit do të mund të bëhet vetëm me miratim të 2/3 të anëtarëve”.
“Ne shprehim kundërshtimin tonë dhe vazhdojmë të alarmojmë publikun dhe të gjithë akterët se reforma zgjedhore, e nisur para më shumë se një dekade, u shfrytëzua nga partitë politike për akomodim të interesave partiake në dëm të integritetit zgjedhor, e jo me qëllim burimor të përmirësimit të sistemit zgjedhor dhe nivelit të përfaqësimit politik në Kosovë”.
Koalicioni i OJQ-ve të cilët janë të angazhuar për rritjen e integritet zgjedhor, duke vlerësuar këtë ligj të një rëndësie të veçantë për nivelin e demokracisë Kosovare, kanë paralajmëruar se do të ndjekin edhe format tjera për kundërshtimin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, i cili do t’a cenojë integritetin zgjedhor.
Organizatat përkrahëse: Demokraci për Zhvillim (D4D), Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL, Organizata ÇOHU./Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kreu i partisë opozitare në Serbi, Ponosh: Radoiçiq u lirua nga paraburgimi, sepse kishte marrëveshje me pushtetin

Osmani arrin në Spanjë: Do të flas për sigurinë në Kosovë, pas agresionit të Serbisë

Lirimi i Radoiçiqit nga paraburgimi, Bogdanoviq thirrje Osmanit e Kurtit: Mbroni qytetarët serbë në veri

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një personi, dyshohet për vjedhje në Prishtinë

Abbott vizitoi ushtarët në kampin Bondsteel, konfirmon se do të vijnë edhe 200 ushtarë të tjerë

Lëvizja pa viza nga 1 janari - Ambasada Gjermane del me njoftim, tregon se në cilat raste mund t'ju refuzohet hyrja

ZBRITJE – Shitet shtëpia e banimit dhe kopshti i fëmijëve ID-215

Mundësi e shkëlqyer për investim – parcelë toke në shitje me potencial të madh ID-141

Këto dy lokale në Prizren janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Dy fytyrat e Vuçiqit brenda 24 orëve për sulmin terrorist në veri, mediat serbe krahasojnë dy intervistat e presidentit serb

Aljazeera: A ndodhen Kosova dhe Serbia në prag të luftës?

Eurodeputeti bullgar presidentit serb i referohet si Vladimir Vuçiq

Mikrofonat zbulojnë fjalët që Gavi ia tha Lewandowskit gjatë ndeshjes: Edhe pse 16 vite më i ri, spanjolli e ofendon polakun

Lëvizja pa viza nga 1 janari - Ambasada Gjermane del me njoftim, tregon se në cilat raste mund t'ju refuzohet hyrja

Arifi i dërgon letër Kurtit: Nëse dialogu ndërpritet, shqiptarët në Luginë janë në shenjëstër të një grupi terrorist