LAJMI I FUNDIT:

Shoqata “Peja”në Nju Jork, ndihmon 200 familje shqiptare në nevojë në kohë pandemie

Shoqata “Peja”në Nju Jork, ndihmon 200 familje shqiptare në nevojë në kohë pandemie

Komuniteti shqiptar që jeton në Amerikë, gjithmonë është në përkrahje dhe në ndihmë të vendit të origjinës, duke e ndihmuar popullin shqiptar në mënyra të ndryshme.

Shqiptaro-amerikanët në këtë kohë pandemie me Covid-19, janë duke ndihmuar qytetarët e tyre në vendlindje, të cilët janë duke u përballuar më një situatë të vështirë sociale.


Edhe këtë herë, Shoqata humanitare “Peja”, nga Nju Jork, ka ndihmuar qytetarët nga Peja, me rrethinë, duke dërguar 200 pako ushqimore, dhe miell, për ato familje që janë në gjendje të rëndë sociale.

Për këtë çështje, kryetari i Shoqatës humanitare “Peja”, Rejmond Zeka, ka deklaruar për Telegrafin, se duke parë situatën që qytetarët tanë në vendlindje përveç përballjes me pandemisë Covid-19, një pjesë e tyre, po përballet edhe me varfërinë, si për gjërat primare ushqimore .

Prandaj, sipas tij, Shoqata humanitare “Peja”, nga Nju Jork, edhe pse edhe në këtë shtet, ne për momentin po përballemi me izolim, megjithatë vlerësuam të arsyeshme që të ndihmojmë qytetarët tanë në vendlindje, me aq mundësi që kemi.

“Për momentin kemi dërguar 200 pako ushqimore dhe miell, të cilat për shkak të situatës, ku duhet respektuar kushtet e distancës do të shpërndahen nëpër shtëpi të qytetarëve me raste sociale.

Në këtë iniciativë, ne e falënderojmë edhe Shoqatën bamirëse “Bereqeti”, në Pejë, e cila me vullnet të madh e pa përtesë, gjithmonë ju del në krah popullit, dhe na ndihmon edhe neve në shpërndarjen e ndihmave tash e disa vjet”, tha kryetari i kësaj shoqate, Rejmond Zeka, duke shpresuar, që sa më shpejtë të kalohet pa pasoja të mëdha këtë sfidë.

Ndërkaq, sekretari i kësaj shoqate, Blerim Ko çani, tha për Telegrafin, se komuniteti shqiptar në Amerikë, gjithmonë do të ndihmojë qytetarët e saj, kur kërkohet nevoja.

Ai tha se shpërndarja e pakove ushqimore për familjet në gjendje të rëndë sociale, është bërë duke respektuar kushtet e distancës, ashtu siç është e parashikuar.

“Shpresojmë se edhe këtë situatë me epideminë Covid-16, do ta kalojmë bashkë, sikurse edhe situatat tjera”, tha Kocani, duke shtuar se kjo shoqatë edhe në të ardhmen, do të ndihmojë qytetarët në vendlindje sa herë që kërkohet nevoja.

Megjithatë, për organizimin e gjithë kësaj pune, padyshim që duhet falënderuar edhe arkëtarin e Shoqatës humanitare “Peja”, Reshat Kelmendin, i cili me një punë të palodhshme, organizoj dërgimin e pakove për qytetarët e Pejës, në një kohë shumë të shpejtë, në bashkëpunim me Shoqatën “Bereqeti”, nga Peja, e cila mori përsipër shpërndarjen e pakove ushqimore, për familjet në nevojë./Telegrafi/L.Bekaj/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori