LAJMI I FUNDIT:

Shoqata e Sigurimeve: Të sqarohet lëvizja brenda dhe jashtë komunave të vendosura në karantinë

Shoqata e Sigurimeve: Të sqarohet lëvizja brenda dhe jashtë komunave të vendosura në karantinë

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës përmes një njoftimi ka kërkuar që Ministria e Shëndetësisë që të del me një sqarim lidhur me të drejtën e lëvizjes brenda dhe jashtë komunave të vendosura në karantinë.

Sipas tyre kjo mund të keqkuptohet nga ana e Policisë së Kosovës dhe mund të ketë pengesa në lëvizje për zyrtarët e industrisë së sigurimeve.


“Është e domosdoshme që Ministria e Shëndetësisë të dal me një sqarim për të drejtën e lëvizjes brenda dhe jashtë komunave të futura në karantinë, duke vlerësuar paraprakisht se mund të keqkuptohet nga ana e Policisë së Kosovës dhe mund të ketë pengesa në lëvizje për zyrtarët e industrisë së sigurimeve”, njofton shoqata.

Njoftimi i plotë

Është e domosdoshme që Ministria e Shëndetësisë të dal me një sqarim për të drejtën e lëvizjes brenda dhe jashtë komunave të futura në karantinë, duke vlerësuar paraprakisht se mund të keqkuptohet nga ana e Policisë së Kosovës dhe mund të ketë pengesa në lëvizje për zyrtarët e industrisë së sigurimeve.

Sipas njoftimit të bërë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Komuna e Prishtinës, në kuadër të institucioneve publike që lejohen për lëvizje, janë edhe “institucionet financiare”.

Sipas Ligjit për Bankën Qendrore të Kosovës, institucione financiare janë: kompanitë e sigurimeve, bankat, institucionet mikrofinanciare, institucionet financiare jo-bankare, etj. për çka kërkojmë nga ana juaj që të njoftoni zyrtarët policor që përfaqësuesit në/dhe të punësuarit në industrinë e sigurimeve bëjnë përjashtim nga kufizimi i lëvizjes dhe rrjedhimisht nuk është e nevojshme leje speciale e lëvizjes.

Këtë shqetësim po e përsërisim edhe sot sepse kemi pas shumë raste kur të punësuarit e kompanive të sigurimeve u janë nxjerrë telashe dhe janë penguar me rastin e hyrjes në komunën e Prishtinës, e nëse kjo nuk evitohet shpejtë atëherë problemet do të paraqiten edhe nesër e në vijim, çka do të ishte në kundërshtim me rregullin e vendosur për kufizimin e lëvizjes. /Telegrafi/