LAJMI I FUNDIT:

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës me memorandum bashkëpunimi me Shoqatën e Sigurimeve të Hungarisë

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës me memorandum bashkëpunimi me Shoqatën e Sigurimeve të Hungarisë

Shoqata e Sigurimeve e Kosovës, ka nënshkruar të premten në Budapest të Hungarisë memorandum bashkëpunimi me Shoqatën e Sigurimeve të Hungarisë.

Memorandumi i nënshkruar nga Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku dhe Sekretari Gjeneral i Shoqatës së Sigurimeve të Hungarisë Daniel Molnos ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit në mes të kompanive të sigurimeve te të dyja shteteve. Në takim pjesëmarrës ishin Tamas Rumi nga Shoqata e Sigurimeve të Hungarisë si dhe Venhar Hana nga Shoqata e Sigurimeve të Kosovës.


“Përmes këtyre memorandumeve ne synojmë ta rrisim edhe më tutje bashkëpunimin me shoqatat që përfaqësojnë kompanitë e sigurimeve në vende të rajonit, por edhe të Evropës”, tha Sami Mazreku, Drejtor Ekzekutiv në Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës.

Sipas tij, përmes memorandumeve behët më i lehtë bashkëpunimi mes përfaqësueseve të Industrisë së Sigurimeve të Republikës së Kosovës, por edhe përfaqësueseve të kompanive të sigurimit të Republikës së Hungarisë.

Po ashtu, gjatë vitit që lamë pas Shoqata e Sigurimeve e Kosovës ka nënshkruar edhe një memorandum bashkëpunimi me Shoqatën e Sigurueseve të Shqipërisë, deri sa në muajit në vijim pritet të nënshkruhen edhe memorandume tjera me Shoqatën e Sigurimeve të Austrisë, Bullgarisë dhe Kroacisë.

Shoqata e Sigurimeve e Kosovës përfaqëson të gjitha kompanitë e sigurimeve që operojnë në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/