LAJMI I FUNDIT:

Shoqata e Naftëtarëve: Vendimi i Qeverisë i ka sjell kompanitë në prag falimentimit, gjendja është alarmante

Shoqata e Naftëtarëve: Vendimi i Qeverisë i ka sjell kompanitë në prag falimentimit, gjendja është alarmante

Shoqata e Naftëtarëve me anë të një reagimi publik thekson se vendimi i Qeverisë së Kosovës për derivatet i ka sjell kompanitë e vogla me pakicë në prag falimentimit.

Sipas tyre, gjendja në vend është alarmante, andaj apelojnë se sa më parë të anulohet ky vendim.


“Vendimi i Qeverisë së Kosovës lidhur me sektorin e naftës i ka sjell kompanitë e vogla me pakicë buzë falimentimit. Ky vendim i Qeverisë i premtuar 12 cent për litër nuk është duke u zbatuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Pikat me pakicë janë furnizuar dje me çmimin 1.71 cent brenda territorit të Kosovës, ndërsa Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e cakton çmimin me 1.75 cent, ku sipas kësaj pikat e vogla të karburantit nuk mund të mbijetojnë më 4 cent”, thuhet në reagim, përcjell Telegrafi.

Çmimi i gazit mbetet i njëjtë, nafta dhe benzina lirohet me nga 2 cent
Lexo po ashtu Çmimi i gazit mbetet i njëjtë, nafta dhe benzina lirohet me nga 2 cent

“I apelojmë Qeverisë së Kosovës që sa më parë ta revidoj vendimin, të bëhet kalkulimi i importit, shitja me pakicë si dhe të caktohet çmimi nga ana e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, me qëllim që mos me i shuar bizneset e vogla në këtë kohë krize”, përfundon Shoqata e Naftëtarëve.

Kohë më parë, Qeveria e Kosovës vendosi për vlerën se sa mund të fitojnë kompanitë e shitjes së derivateve. Fitimi është 12 centë për shitjet me pakicë, ndërsa 2 centë për shitjet me shumicë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

99esim.com
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
Veç thuj ej, EI Taxi është knej

Veç thuj ej, EI Taxi është knej

El Taxi
Kalo në kategori