LAJMI I FUNDIT:

Shoqata e mediave private të Maqedonisë reagon ndaj ndalesës për emitimin e këngëve maqedonase

Shoqata e mediave private të Maqedonisë reagon ndaj ndalesës për emitimin e këngëve maqedonase

Shoqata e mediave private të Maqedonisë (SHMPM) i është drejtuar Agjencionit për shërbime mediale audio dhe audiovizuele (ASGMAA), Ministrisë së kulturës, Qeverisë, Shoqatës për mbrojtjen e të drejtës autoriale muzikore (SHMDAM) dhe Industrisë Maqedonase Muzikore (IMM) në lidhje me ndalesën e emitimit të veprave muzikore përmes rrugës së emitimit radiodifuziv të repertoarit të SHMDAM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

SHMPM-ja, bazuar në detyrimet ligjore për emetimin e një përqindje të caktuar të muzikës maqedonase në mediat në Maqedoni, i informon institucionet e lartëpërmendura se ndalesa do t’i pengojë këto mediume që ta plotësojnë detyrimin ligjor, para se gjithash për shkak të numrit të vogël të këngëve të cilat kanë mbetur për t’u emituar.


Prandaj, SHMPM-ja lutet që t’u lejohet plotësimi i kushteve që të mund të plotësojnë obligimet ligjore që i kanë pranuar dhe respektuar, për ruajtje, promovim dhe kultivim të muzikës maqedonase.

Në të kundërtën, SHMPM-ja do t’u kërkoj anëtarëve të saj që ta heqin krejtësisht nga programi i tyre muzikën maqedonase, deri në rregullimin e plotë të punës dhe marrëdhënieve në këtë sferë mjaft të rëndësishme./Telegrafi/