LAJMI I FUNDIT:

Shoqata e Invalidëve të Luftës paralajmëron protestë në shtator

Shoqata e Invalidëve të Luftës paralajmëron protestë në shtator

Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së nuk është e kënaqur me paratë e ndara nga qeveria për rehabilitimin shëndetësor.

Kjo shoqatë në një reagim u ka bërë thirrje krerëve të shtetit që t’i plotësojnë kërkesat e saj, përndryshe do të përballen me protesta në shtator.


“SHIL i UÇK-së kërkon nga Presidenti, Kryeministri dhe Kryeparlamentari që kërkesat e SHIL të UÇK-së urgjentisht të shqyrtohen brenda këtij muaji, ose nga 1 shtatori do të ballafaqohen me protesta të invalidëve deri në realizimin e kërkesave te tyre, andaj çkado që ndodh gjatë atyre protestave përgjegjësinë do ta marrë vetë Qeveria e Kosovës,” thuhet në reagim.

30 mijë euro për rehabilitim të veteranëve
Lexo po ashtu 30 mijë euro për rehabilitim të veteranëve

Shoqata bën me dije se më 11 gusht gjatë një takimi ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi u ka premtuar plotësimin e shpejtë të kërkesave të tyre, por kjo nuk ka ndodhur.

Sipas shoqatës mjetet e dhëna nga qeveria për rehabilitimin e invalidëve në mbledhjen e djeshme mbulojnë vetëm një pjesë të vogël të kërkesave të invalidëve të luftës së viteve 1997-1999.

Shoqata bën me dije se qeveria në përgjithësi për rehabilitim të invalidëve në vitin 2016 dha 10 mijë euro, ndërsa për rehabilitim në bregdet 50 mijë euro të tjera, që sipas saj përbëjnë plotësim të vetëm 10 për qind të kërkesave të shoqatës për institucionet.

“Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së reagon ndaj vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me rehabilitimin e Invalidëve te Luftës së UÇK-së ku plotësisht i injoroi kërkesat e invalidëve të UÇK-së për rehabilitim në banja dhe bregdet,” thuhet në reagim.

Shoqata tregon se ka kërkuar mjete edhe për proteza, por ky propozim sipas saj nuk është nxjerrë në mbledhje të qeverisë.

“Përpos rehabilitimit, Qeverisë së Republikës i është drejtuar edhe kërkesa për proteza te invalidëve që janë të domosdoshme për invalidët, ku për proteza janë mbi 110 Invalidë. Qeveria as që e pa të arsyeshme ta qet për miratim këtë kërkesë në mbledhjen e dt.19.08.2016,” vijon më tutje reagimi.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së premtes ndau 30 mijë euro për rehabilitimin e personave të kategorive të dala nga lufta.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori