LAJMI I FUNDIT:

Shoqata e Guidave Turistike: Ndalohet operimi i udhërrëfyesve të huaj brenda Kosovës

Shoqata e Guidave Turistike: Ndalohet operimi i udhërrëfyesve të huaj brenda Kosovës

Shoqata e Guidave Turistike të Kosovës (GuideKS) ka thënë se duke filluar nga ky vit është e ndaluar operimi i udhërrëfyesve të huaj brenda vendit tonë.

Sipas GuideKS, këta udhërrëfyes nuk lejohet të operojnë nëse nuk kanë leje pune në Kosovë.


“A e dini se nga viti 2023 ndalohet operimi i udhërrëfyesve turistik të huaj brenda territorit të Republikës së Kosovës? Udhërrëfyesit e huaj nuk lejohet të operojnë në Kosovë nëse nuk kanë leje qëndrimi apo leje pune në Republikën e Kosovës. Dispozitat ndëshkuese sipas ligjit në fuqi fillojnë nga 3,000 deri në 9,000 euro, si për operatorin turistik po ashtu edhe për personin juridik që ofron shërbimin e udhërrëfyesit turistik”, thuhet në reagim, përcjell Telegrafi.

Ata thotë se udhërrëfyesit lokal gjithmonë kanë informatat më relevante për punën që e bëjnë.

“Për këtë qëllim gjithmonë angazhoni udhërrëfyes turistik lokal për vizitat tuaja në Kosovë! Udhërrëfyesit lokal gjithmonë kanë informatat më relevante dhe kanë kualifikim profesional për punën që e bëjnë”, përfundon GuideKS. /Telegrafi/