LAJMI I FUNDIT:

Shoqata e fizioterapistëve të Maqedonisë: T’i jepet fund masazheve të paligjshme!

Shoqata e fizioterapistëve të Maqedonisë: T’i jepet fund masazheve të paligjshme!

T’i jepet fund masazheve të paligjshme të cilët prezantohen si terapist, kurse kanë bërë dëm shumë të madh te shumë pacientë, kështu kërkojnë nga Shoqata e fizioterapistëve profesional të Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nuk dihet sesa vetë të ashtuquajturit terapist bëjnë masazhe në mënyrë të paligjshme në shtëpitë private, kurse shumë pacientë frikësohen për t’i raportuar ato edhe pse u kanë shkaktuar dëme të mëdha shëndetësore. Nga Shoqata e fizioterapistëve profesional, thuhet se futja e legjislacionit dhe themelimi i Odës së fizioterapistëve do të vënë rendin, do të prezantojë një regjistër, do të lëshohen licenca për punë, dhe kjo do t’i vë dhe fund terapistëve të paligjshëm.


“Ka pacientë që vijnë tek ne, atëherë, por ka edhe një fenomen, ata rrallë flasin për përvojat e tyre të këqija nga masazhe dhe masazherë të ndryshëm. Kanë ndodhur edhe raste të tmerrshme. Përderisa nuk sillet një rend, nuk sillet një ligj dhe nuk formohet Oda e fizioterapistëve do të na ndodh kjo”, tha Goran Sanevski kryetar i Shoqatës së fizioterapistëve profesional të Maqedonisë në një seminar me Shoqatat tjera të fizioterapistëve në Ballkan.

Terapistët e të gjithë vendeve ballkanike do të shkëmbejnë përvojat dhe do të diskutojnë në Konferencën e Parë Rajonale edhe për dy ditët e ardhshme në Shkup. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori