LAJMI I FUNDIT:

Shoqata e Bankave të Kosovës dënon sulmin me eksploziv të shkaktuar ndaj një banke komerciale në Ferizaj dhe kërkon hetime të menjëhershme

Shoqata e Bankave të Kosovës dënon sulmin me eksploziv të shkaktuar ndaj një banke komerciale në Ferizaj dhe kërkon hetime të menjëhershme

Shoqata e Bankave të Kosovës dënon rëndë sulmin kriminal të grupeve të armatosura me lëndë eksplozive të shkaktuar në mëngjesin e sotëm të datës 17.10.2020 ndaj njërës nga bankat komerciale në qytetin e Ferizajit.

Në reagimin e kësaj shoqate thuhet se “Këto sulme kanë për qëllim fuqizimin e grupeve kriminale në Kosovë dhe rrënimin e rendit dhe ligjit në vendin tonë duke kërkuar që të gjejnë një hapësirë në Kosovë për të shtrirë veprimtarinë e tyre kriminale. Kjo nuk duhet lejuar me asnjë kusht nga institucionet e sigurisë së vendit dhe duhet të përdoren të gjithë mekanizmat shtetërorë të sigurisë për të ju pamundësuar një gjë të tillë këtyre grupeve”.


Zona ku është realizuar sulmi është zonë rezidenciale ku përveç dëmeve të shkaktuara ndaj bankës dhe bizneseve përreth janë shqetësuar edhe banorët e asaj lagje si dhe është rrezikuar edhe jeta e qytetarëve në atë rrugë pasi që shpërthimi ka qenë i përmasave mjaftë të mëdha.

Shoqata e Bankave të Kosovës i bën thirrje të gjitha institucioneve të rendit dhe sigurisë që të ndërmarrin të gjitha masat në mënyrë që këto grupe të identifikohen sa më shpejtë dhe të sillen para organeve përkatëse të drejtësisë.

Në vitin 2019 Shoqata e Bankave të Kosovës kishte nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Policinë e Kosovës dhe Bankën Qendrore të Kosovës për të bashkërenduar aktivitetet në luftimin dhe parandalimin e këtyre dukurive. Ky bashkëpunim kishte rezultuar i suksesshëm duke ulur ndjeshëm numrin e sulmeve ndaj bankave përgjatë vitit 2019 dhe 2020.

Shoqata e Bankave të Kosovës po ashtu bën të ditur se bankat kanë ndërmarrë një sërë masash për të rritur sigurinë dhe rrjedhimisht mundësia për këto grupe kriminale për të përfituar nga këto sulme është minimale. Megjithatë, mundësia për të shkaktuar dëme materiale te bizneset dhe për të rrezikuar jetë njerëzish mbetet mjaft e lartë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Edil Project
GiFi hap dyqanin e ri në një lokacion fantastik

GiFi hap dyqanin e ri në një lokacion fantastik

GiFi
Veç edhe 3 ditë dhe shpallet fituesi i BMW-së Seria 3 nga GO+

Veç edhe 3 ditë dhe shpallet fituesi i BMW-së Seria 3 nga GO+

GO+
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?

Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?

Botë
If Weekend me 11 dhe 12 Maj në CineStar Megaplex

If Weekend me 11 dhe 12 Maj në CineStar Megaplex

Cinestar
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori