LAJMI I FUNDIT:

Shoqata e Bankave reagon pas grabitjes së armatosur: Shqetësuese rritja e numrit të sulmeve ndaj bankave

Shoqata e Bankave reagon pas grabitjes së armatosur: Shqetësuese rritja e numrit të sulmeve ndaj bankave

Shoqata e Bankave të Kosovës ka reaguar lidhur me sulmin e armatosur të kryer në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ndaj filialit të një banke komerciale në Prishtinë ku si pasojë është plagosur një zyrtar policor.

“Sektori bankar ka ndjekur me shqetësim rritjen e numrit të sulmeve ndaj bankave me përdorim të armatimit dhe lëndëve shpërthyese gjatë vitit 2020. Shoqata e Bankave të Kosovës ka reaguar disa herë gjatë vitit duke ngritur alarmin që sulmet dhe tentim-grabitjet janë duke u bërë çdo herë e më të dhunshme duke rrezikuar jetën dhe pronën. Në lidhje me këtë dukuri negative, janë mbajtur edhe takime të shumta me Policinë e Kosovës ku është theksuar se duhet të ketë hetime intensive për zbardhjen e rasteve të ndodhura më herët pasi që nëse nuk zbulohen rastet e mëhershme, atëherë numri i sulmeve mund të vazhdojë të rritet në të ardhmen duke rrezikuar edhe jetën e njerëzve”, thuhet në reagimin e SHBK-së.


Grabitja e armatosur në Prishtinë - lirohet për në shtëpi polici që u plagos
Lexo po ashtu Grabitja e armatosur në Prishtinë - lirohet për në shtëpi polici që u plagos

Shoqata e Bankave të Kosovës shpreh falënderimin dhe mirënjohjen e sektorit bankar për punën që po bën policia e Kosovës për të rritur sigurinë në vend duke uruar që zyrtari policor të shërohet sa më shpejtë.

Ata i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të mbështesë Policinë e Kosovës me resurset e nevojshme në mënyrë që ata të mund të kryejnë detyrat e tyre me sukses dhe siguri të lartë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori