LAJMI I FUNDIT:

Shoku i Triumf Rizës: Adelina Ismaili ka qenë e bindur se Enver Sekiraqa është vrasësi i Triumfit

Shoku i Triumf Rizës: Adelina Ismaili ka qenë e bindur se Enver Sekiraqa është vrasësi i Triumfit
Foto: Arkiv

Në gjykimin e Enver Sekiraqës për shtytjen në vrasjen e Triumf Rizës, në cilësi të dëshmitarit u dëgjua Besnik Hasani, shoku dhe kolegu i këtij të fundit.

Dëshmitari Hasani deklaroi se Adelina Ismaili ka qenë e bindur se Enver Sekiraqa e ka vrarë Triumf Rizën.


“Adelina është kanë e bindur që Enver Sekiraqa e ka vra Triumfin, ajo edhe vetë ka qenë e kërcënume, bile e kam një pjesë të incizimit kur e thirrin Adelinën në telefon, edhe i thonë që ki me shku edhe ti te Triumfi shumë shpejt”, tha dëshmitari.

Ai në pyetjet e prokurorit Special Haki Geci, deklaroi se Triumfi të vetmin problem që e kishte e kishte me Enver Sekiraqën.

“Triumfi gjithmonë e ka përmendur Enver Sekiraqën dhe grupin e tij kriminal, ai nuk ka pasur problem me tjetër kënd, këtë ja u garantoj me jetë”, tha dëshmitari, raprton Kallxo.com.

Sipas tij grupi kriminal i Sekiraqes përbëhej prej një person me pseudonim Ruqi, anëtarë të tjerë ishin Liza, Fjolla Morina, Rem Sekiraqa, Agroni dhe Faton Shoshi.

Pyetjet e Kosovare Kelmendit, avokates së Enver Sekiraqes nuk u lejuan nga gjykata, me arsyetimin se nuk kishin të bënin me çështjen.

Pas kësaj avokatja Kelmendi deklaroi se e bojkoton marrjen e pyetje të dëshmitarit për faktin se ky dëshmitar nuk ka kredibilitet dhe nuk pritet që të jetë i paanshëm pasi që ka marrëdhënie armiqësore me Enver Sekiraqën.

Enver Sekiraqa akuzohet për nxitje në vrasjen e ish-policit Triumf Riza dhe për detyrim.

Për këto vepra ishte dënuar me 37 vite burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë por Gjykata e Apelit rastin e kishte kthyer në rigjykim.

Për vrasjen e policit Riza, Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burg pasi është gjetur fajtor në akuzën se ka qenë ai që e ka vrarë Triumf Rizën në vitin 2007 në lagjen ‘Santea” më Prishtinë.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori