Shoferja që t’i prish nervat: Pesë minuta nuk ia del të dalë nga parkingu gjysmë i zbrazët (Video)

Në internet në formë virale po përhapet xhirimi i një BMW-je që për pesë minuta mezi del nga “kurthi” ku shoferja e futi veten.
Duket e çuditshme: në vend se me një manovër të thjeshtë të dalë nga vendi i parkuar, vetura sillet e sillet në një parking në Calgary të Kanadasë, transmeton Telegrafi.
Shoferja, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, u shpall kështu më e keqja në Calgary.
Ngjarjen e regjistruan kamerat e sigurisë, ndërsa policia është duke e hetuar këtë rast. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
07/12/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate

















































