LAJMI I FUNDIT:

Shoferin serb e zë gjumi, kamioni bie nga 12 metra lartësi në Fushë-Krujë (Video)

Shoferin serb e zë gjumi, kamioni bie nga 12 metra lartësi në Fushë-Krujë (Video)

Dy persona, të dy shtetas serbë kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor, kur kamioni doli nga rruga dhe ra nga 12 metra lartësi në Fushë-Krujë.

Mësohet se trajleri ishte i ngarkuar me maja birre dhe vinte nga Kroacia. Ai drejtohej nga një shtetas serb dhe me të ishte edhe një serb tjetër, shkruajnë mediat shqiptare.


Por duket se në mbikalimin e Fushë Krujës shoferin serb e ka zënë gjumi. Kamioni serb doli nga rruga duke rënë nga 12 metra lartësi.

Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë përgjumja e shoferit, i cili kishte hyrë nga Hani i Hotit dhe po udhëtonte në drejtim të Tiranës. Të plagosurit janë dërguar në spital dhe raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.