LAJMI I FUNDIT:

Shoferët në Kaliforni së shpejti mund të paguhen për të kthyer veturat e vjetra me djegie në versione elektrike

Shoferët në Kaliforni së shpejti mund të paguhen për të kthyer veturat e vjetra me djegie në versione elektrike

Një shtet në SHBA së shpejti mund t’i paguajë njerëzit që t’i konvertojnë veturat e tyre të vjetra me djegie në versione elektrike.

Ligji i ri i prezantuar në Senatin e Shtetit të Kalifornisë propozon një pagesë prej 1,868 eurove (2 mijë dollarëve) për të ndihmuar në subvencionimin e kostos së konvertimit të një makine me benzinë ose me naftë në atë elektrike.

Projektligji ka marrë mbështetje nga Shoqata e Tregut të Pajisjeve Speciale – organi i industrisë përgjegjës për ngjarjen vjetore SEMA në Las Vegas – me thirrje që qeveria e shtetit të buxhetojë (1.86 milionë euro) 2 milionë dollarë në vit për të financuar propozimin, raporton Drive, transmeton Telegrafi.


Motori elektrik

“Është thelbësore që ne të vazhdojmë të kërkojmë metoda dhe ide të reja për të përmbushur qëllimet tona të forta klimatike,” tha senatori Anthony Portantino, i cili prezantoi projektligjin.

“Ky ligj do të ndihmojë konvertimin duke ofruar një zbritje financiare për kalifornianët që zgjedhin të konvertojnë veturën e tyre me benzinë në një veturë elektrike, por nuk mund ta përballojnë këtë. Efikasiteti i fundit i energjisë nuk duhet të rezervohet vetëm për ata që janë mjaft të pasur sa ta përballojnë atë”, shtoi ai ndër të tjera.

Përderisa vetura më e lirë elektrike në tregun e SHBA-ve kushton 26,201 euro (28.040 dollarë), çmimi mesatar i një veture elektrike është 61,673 euro (66 mijë dollarë).

I njohur si Zero-Emission Aftermarket Conversion Project (ZACP), ky projekt përcakton se subvencioni do të jepet vetëm për veturat elektrike me një rreze drejtimi prej më shumë se 161 kilometra (100 milje). /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Lamborghini zbulon Urusin me pamje unike - habit kur tregon se sa orë iu deshën për ta përfunduar ngjyrosjen e tij

Lamborghini zbulon Urusin me pamje unike - habit kur tregon se sa orë iu deshën për ta përfunduar ngjyrosjen e tij

Auto
A e dini pse start/stop ndonjëherë nuk e ndal veturën gjatë ditëve të ftohta?

A e dini pse start/stop ndonjëherë nuk e ndal veturën gjatë ditëve të ftohta?

Auto
Mercedes-Benz i dorëzon Papa Françeskut çelësat e versionit tërësisht elektrik të Popemobile

Mercedes-Benz i dorëzon Papa Françeskut çelësat e versionit tërësisht elektrik të Popemobile

Auto
I shpëton falimentimit prodhuesi i ulëseve të veturave Recaro

I shpëton falimentimit prodhuesi i ulëseve të veturave Recaro

Auto
Automjetit ikonë italian po i vjen fundi në Evropë

Automjetit ikonë italian po i vjen fundi në Evropë

Auto
Mblodhi vetura për 50 vjet, tani po i shet – koleksioni i tij vlen mbi 400 milionë euro

Mblodhi vetura për 50 vjet, tani po i shet – koleksioni i tij vlen mbi 400 milionë euro

Auto
Kalo në kategori