Vitin e kaluar BMW lansoi opsionin Digital Key Plus për iPhone, një veçori që iu jep shoferëve të BMW-s mundësinë për ta hapur dhe mbyllur makinën e tyre dhe për ta ndezur nga distanca nga iPhone-i ose Apple Watch.

Kur u lansua, prodhuesi premtoi se do ta sillte edhe në telefonat Android dhe tani ai premtim u bë realitet për disa pajisje, transmeton Telegrafi.


Veçoria përdor teknologjinë ultra-wideband (UWB) për të mundësuar komunikim të sigurt midis telefonit dhe makinës.

Pic 1

Përditësimi tani vjen për pajisjet Samsung dhe Google Pixel që kanë versionin Android 13 ose më të fundit me mbështetjen ultra-wideband.

Në mënyrë të veçantë, veçoria  do të funksionojë në Galaxy S23+, S23 Ultra, S22+, S22 Ultra, S21+, S21 Ultra, Z Fold 4, Z Fold 3, Note 20 Ultra (në tregjet me Samsung Wallet) dhe Pixel 7 Pro dhe Pixel 6 Pro.

Përtej kufizimeve të telefonit, veçoria gjithashtu funksionon vetëm në automjetet e prodhuara në nëntor të vitit 2022 dhe më tej, me një përditësim të ardhshëm të softuerit të planifikuar për të sjellë pajtueshmëri me disa modele të vjetra. /Telegrafi/