LAJMI I FUNDIT:

Shkupi, Tetova, Gostivari dhe Kumanova me më shumë raste aktive me COVID-19

Shkupi, Tetova, Gostivari dhe Kumanova me më shumë raste aktive me COVID-19

Numri i rasteve aktive me Covid -19 në Maqedoni ka shënuar rritje. Sipas statistikave të djeshme të Ministrisë së Shëndetësisë numri i rasteve aktive është 2099. Prej tyre më së shumti ka në Shkup – 669, ndërsa më pas në Tetovë 571, në Gostivar 234, në Kumanovë 152 dhe pason Kërçova me 85 raste.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve shënon 158164, i të shëruarve 150556 ndërsa i të vdekurve 5509.

Dje u regjistruan 143 raste të reja me covid ndërsa vdiqën dy pacientë të moshës 31 dhe 70 vjeçare. Të dya pacientet ishin nga Tetova.


Për shkak zhvillimit të tillë të situatës, Qeveria solli vendim që nga e hëna të hyjnë në fuqi masa të reja. Kështu, nëpër objektet hotelierike, restorante dhe kafene, do të mund të hyhet vetëm me fletë dëshmi se jeni të vaksinuar, së paku me një dozë.

Restoranteve u është dhënë 1 javë hapësirë që të mund të organizohen duke patur parasysh se ka shumë rezervime dasmash.

Sa i përket dasmave, pas 15 gushtit nuk do të ketë më dasma në ambiente të mbyllura. Në përputhje me masat, në objektet hotelierike, teatër, koncerte dhe ngjarje kulturore, do të mund të marrin pjesë vetëm qytetarët të cilët kanë vërtetim për së paku një dozë vaksinë./

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Drejtësi
Kalo në kategori