Maqedonia e Veriut sërish ka regjistruar shifra të larta të të infektuarve me koronavirus. Të martën sipas Institutit të Shëndetit Publik, janë regjistruar mbi 60 të infektuar dhe një i vdekur me çka numri i atyre që kanë humbur betejën me COVID-19, ka arritur në 141 ndërsa i të infektuarve në rreth 650 kurse i të shëruarve në mbi 1500 nga më shumë se 2,300 të infektuar që nga fillimi pandemisë.
Të dhënat kanë të bëjnë nga testimi i afër 700 mostrave. Që nga fillimi i pandemisë, institucionet kanë kryer mbi 31 mijë teste që paraqet shifrën më të lartë të testeve mes shteteve të rajonit.
Duke komentuar numrin e lartë të të infektuarve, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, thotë se kjo është rezultat i mosrespektimit të masave, por edhe i numrit të lartë të testeve që po kryhen në vend.
Ai konsideron se pavarësisht shifrave të larta, nuk ka vend për panik pasi gjendja sipas tij është nën kontroll. Të gjithë të prekurit janë në gjendje stabile dhe dëshmi për këtë siç thotë Filipçe, është fakti se në spitale ka shumë pak persona të shtruar. Ai thotë se institucionet po shqyrtojnë edhe mundësinë e rikthimit të masave nëse gjendja vazhdon të rëndohet.
“Tani kemi numër serioz të të diagnostikuarve me koronavirus, por ndërkohë kemi numër shumë të vogël që shtrihen në spital. Shumica e të infektuarve ose janë asimptomatik ose kanë pasqyrë të lehtë të infektimit, madje mund të them se nuk i ngjajnë as një forme të lehtë të gripit sezonal. Ne përveç që i dimë personat e infektuar, i dimë gjithashtu edhe të gjitha kontaktet që kanë pasur. Rajonet me rrezik më të larta janë disa zona në Shkup, si në Çair, Saraj dhe Gazi Babë si dhe në qytetin e Shtipit. Për këto zona mund të ketë ndonjë masë izolimi, nëse do të ketë nevojë për diçka të tillë, por kjo mundësi do të shihet pasi të ketë presim të dhënat e dy tre ditëve të ardhshme”, ka deklaruar Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Ai thotë se institucionet shëndetësore, tanimë janë të gatshme të përballen me çfarëdo qoftë përkeqësimi të mundshëm të gjendjes.
“Tani saktë e dimë se me çfarë kapacitetesh duhet t’i përgjigjet sistemi shëndetësor kësaj sfide me të cilën po përballemi. Saktë se dimë ku dhe çfarë duhet të ndërmarrim në rast të rikthimit të valës së infektimit. Jemi të përgatitur se në çdo aspekt, si me kapacitete. Ne tani saktë e dimë se ku kemi vatra të infektimit, dhe bazuar në këto të dhëna besojmë se do të përballemi me sukses me çdo situatë të re që mund të paraqitet”, shprehet Filipçe.
Rritja e rasteve me COVID-19 ndërkohë ka shkaktuar edhe përplasje mes partive politike. Derisa për LSDM-në në pushtet, nuk ka vend për shqetësim dhe se vendi duhet të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në fillim të korrikut, për OBRM-PDUKM-në opozitare, LSDM-ja po luan me shëndetin e qytetarëve që duhet të jetë mbi interesat partiake.
“Në vend se të dalë me propozim-masa për shpëtimin e jetëve të qytetarëve, të vetmen gjë që ka mësuar dhe që e përsërit si në pllakë gramafoni është kërkesa për zgjedhje. Në një situatë kaq të rëndë për vendin, është çmenduri të flasim për zgjedhje. Maqedonia ka numrin më të lartë të të infektuarve në rajon. Shifrat në vendin tonë janë më të lartat se në të gjitha shtetet tjera, edhe po të bëhen bashkë”, ka deklaruar kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickovski.
Ai ka thënë se dëshmi se gjendja nuk është normale flet edhe ajo se shumë anëtarë të lartë të LSDM-së tashmë janë në izolim apo vetizolim për shkak të infektimeve që kanë ndodhur ditëve të fundit.
Maqedonia e Veriut nga java e kaluar ka lehtësuar masat, si lëvizjen e plotë të qytetarëve pas 65 ditësh orë policore në periudhë të caktuar, hapjen e kafeneve dhe restoranteve nën kushte të caktuara ndërsa gjatë kësaj jave do të diskutohet edhe për hapjen e kufijve./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë