Shkupi pret formimin e qeverisë së re në Madrid për të siguruar anëtarësim në NATO
Autoritetet e Shkupit shprehen se deri në dhjetor në Samitin e Aleancës Veri-Atlantike në Londër, protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO do të arrijnë ta ratifikojnë Parlamenti i Francës dhe ai i Holandës megjithëse shtojnë se Spanja do të mbetet këtë ta bëjë në fillim të vitit të ardhshëm që Maqedonia e Veriut më në fund të bëhet zyrtarisht anëtarja e 30-të në NATO.
Zëvendëskryeministrja e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, ka theksuar se nga Spanja vendi pret sinjal pozitiv pas seancës konstituive në parlamentin spanjoll.
“Sipas paralajmërimeve, seanca e parë e Parlamentit spanjoll duhet të jetë në fillim të dhjetorit. Çdo spekulim në këto rrethana, do të mbetet thjeshtë spekulim. Me shumë kujdes jemi duke i ndjekur zhvillimet, dhe në vazhdimësi e përcjellim porosinë se për ne si shtet është me shumë rëndësi që anëtarësimi i vendit në NATO të ndodhë sa më shpejtë”, ka deklaruar të martën Sheqerinska.
Shekerinska megjithatë ka theksuar se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO, është sukses numër një për të ardhme e vendit dhe se ky sukses nuk duhet të rrezikohet.
“Këtij parlamenti duhet t’i japim shans që ta rrumbullakojë këtë proces me sukses” ka theksuar Shekerinska.
Njohësit e çështjeve politike theksojnë se partitë në pushtet në asnjë mënyrë nuk dëshirojnë që të futen në zgjedhje pa marrë Maqedonia e Veriut statusin e anëtares së plotfuqishme në NATO, duke lënë për shkak të kësaj dhe mundësinë e hapur që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara më 12 prill të prolongohen.
Anëtarësimi i vendit në NATO, theksojnë njohësit e çështjeve politike, për partitë në pushtet paraqet një letër inkurajuese që do ta përdorin gjatë fushatës pas dështimit që Maqedonia e Veriut të marrë datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.
Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se zgjedhjet në Spanjë prodhuan një rezultat që pak a shumë që ishte i pritshëm, por i cili nuk është shpresëdhënës që të formohet në një afat sa më të shkurtër qeveria e re Spanjës, me këtë dhe parlamenti spanjoll të ratifikojë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO megjithëse shtojnë se kjo në variantin më optimist do të mund të ndodhë në pranverë.
“Megjithatë duhet të presim që të ndodhë ai varianti më optimist, që do të krijohen kushte për krijimin e qeverisë në Spanjë, por gjasat teorike që ratifikimi i protokollit në parlamentin spanjoll të kalojë para dhjetorit përkatësisht para Samitit të NATO-s në Londër tanimë nuk qëndrojnë”,thotë për Radion Evropa e Lirë Ismet Ramadani, kryetar i Këshillit Veri-Atlantik në Maqedoninë e Veriut.
Bllagoja Zashov, ish diplomat, për Radion Evropa e Lirë vlerëson se aspiratat e Maqedonisë së Veriut si shtet jo rrallëherë kanë mbetur peng i zhvillimeve ndërkombëtare, megjithëse shton se kësaj radhe me gjasë brenda 3 muajve më së shumti Spanja do të formojë qeverinë dhe parlamenti i Spanjës do të ratifikojë protokollin për anëtarësimin e vendit në NATO.
Zashov thotë se e gjithë procedura pret që të përfundojë deri në pranverë kur duhet të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
“Mendoj se para zgjedhjeve do të gjendet një zgjidhje dhe Maqedonia e Veriut do të jetë pjesë e NATO-s që në një far mënyre do të jetë kjo një lloj shpërblimi për qeverinë aktuale e cila bëri përpjekje të mëdha që të anëtarësohet vendi në Aleancën Veri-Atlantike”, thekson Zashov./Rel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre