Ulja e temperaturave ka bëre që qytetarët e kryeqytetit, por jo vetëm, të thithin ajër më të ndotur. Ajo për të cilën institucionet alarmuan gjatë verës tashmë po ndodh.
Shtrenjtimi i peletave, drurit për ngrohje dhe energjisë elektrike shtyn qytetarët që kërkojnë alternativa më të lira për ngrohje të cilat kanë bërë që kryeqyteti ditët e fundit të qëndrojë shumë lart në listën ku renditen qytetet më të ndotura.
Ministri i Ekologjisë, Naser Nuredini, nuk mohon faktin se ndotja është shtuar, mirëpo thotë se qytetarët duhet të kenë kujdes se cilat aplikacione kontrollojnë pasi së fundmi kjo është shndërruar edhe në biznes. Pasqyra më e saktë e cilësisë së ajrit, thotë Nuredini, bëhet tek air.moeep.gov.mk
“Në periudhën e dimrit kemi problem gjithmonë me ndotje, për shkak të transportit të shtuar, ngrohjets dhe të tjera si këto. Kemi bërë edhe studimin bashkë me UNDP-në dhe përkrahjen e shteti suedez dhe kemi bërë hulumtime, andaj jemi të vetëdijshëm se nga ku buron ajo ndotje”, deklaroi ministri Nuredini.
Aplikacionet që nuk janë në kompetenca të Ministrisë së Ekologjisë ditët e fundit e kanë renditur Shkupin në grupin e pesë qyteteve më të ndotura në botë. Por, ajri në vend monitorohet nga disa stacione matëse të vendosura nga shteti, vlera e secilit prej tyre shkon mbi 100 mijë euro. Sot përsëri faqja e ministrisë për monitorimin e ajrit nuk funksiononte. Pak kohë më parë u investua një shumë e madhe parash për të blerë server të ri, sepse i vjetri herë pas here nuk funksiononte. Sipas ministrit here pas here e njëjta del jashtë përdorimit, sepse bëhet zëvendësimi i serverit. Shtrenjtimi I gazit dhe lëndëve të tjera për ngrohje, ka bërë që edhe institucionet të gjejnë zgjidhjen tek përdorimi I mazutit. Ditët e fundit në qytetet si Shkup, Tetovë, Gostivar, qytetarët janë ankuar se ndiejnë aromë të djegie lëndësh plastike. /Alsat.mk
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur