LAJMI I FUNDIT:

Shkupi mëngjesin e sotëm renditet i 21-ti për nga ndotja në botë

Shkupi mëngjesin e sotëm renditet i 21-ti për nga ndotja në botë

Ajri i ndotur në Shkup dhe qytete të tjera të Maqedonisë është në fokus edhe këtë dimër.

Dje, kryeqyteti, sipas faqes së specializuar të internetit IQAir, ishte ndër dhjetë qytetet më të ndotura në botë, pra ishte në vendin e gjashtë. Mëngjesin e sotëm ndotja është ulur, ndaj kryeqyteti është në vendin e 21-të.


Shkupi në mesin e dhjetë qyteteve më të ndotura në botë
Lexo po ashtu Shkupi në mesin e dhjetë qyteteve më të ndotura në botë

Megjithatë, është qyteti i tretë më i ndotur në Evropë, pas Varshavës dhe Wroclaw në Poloni. Përveç në Shkup, ndotje enorme mbrëmë është regjistruar edhe në Strumicë. /Telergafi/