LAJMI I FUNDIT:

Shkupi ju fton të ndiqni yjet e botës, në mesin e tyre edhe legjendat e rokut – Jethro Tull

Shkupi ju fton të ndiqni yjet e botës, në mesin e tyre edhe legjendat e rokut – Jethro Tull

Kanë mbetur vetëm dy javë deri te festivali i tretë me radhë, i quajtur “Skopje Calling”. Ky festival i madh i muzikës nis më 21 qershor e përfundon me 24 të të njëjtit muaj.

Reklama

Në një konferencë për media të organizuar nga “Avalon Production”, u bë e ditur se në këtë festival të ftuar do të jenë një numër i konsiderueshëm i artistëve botërorë, përfshirë: Axwell and Ingrosso, Nouveue Vacue, Morcheeba,Texas, Darko Rundek, Alan Walker…

Një nga organizatorët e këtij projekti, Krenar Sadiku, ka thënë se qëllimi i konferencës së organizuar nmë Prishtinë nga “Avalon Production”, ka qenë komunikimi i drejtpërdrejtë me Kosovës.

Sadiku shtoi se festivali i sipërpërmendur është unik dhe madhor, dhe se “Avalon…” në agjendë ka edhe festivalin tjetër “Ohrid Calling” që mbahet nga 1-4 gusht, e ku do të mund të ndiqen yjet e muzikës elektronike, si: Dimitri Vegas dhe Like Mike, Armin van Buuren, Jax Jones, e madje Roger Sanchez…

Përfaqësuesi i “Avalon Production”, Denis Ilijoski, ka thënë se është hera e dytë që vjen në Prishtinë. Ai shtoi se kompania që përfaqëson është e lumtur për bashkëpunimin me Kosovën.

“Faleminderit të gjithë adhuruesve të muzikës së mirë në Prishtinë; faleminderit të gjithë juve që keni ardhur në këtë konferencë shtypi”, ka thënë Iljoski.

“Avalon Production” ka vendosur që të nxjerr biletën “Block” që kushton 33 euro dhe atë “Fan Pitt” me 50 euro. Pra, me këto bileta do të mbulohen të gjitha mbrëmjet e të dy festivaleve.

Iljoski tregoi se Kosova është e gatshme për një koncert të madh dhe shtoi se kompania e tyre do të punojë në këtë drejtim.

“Kosova është e gatshme për projekte të mëdha”, ka thënë ai, duke shtuar se legjendat e muzikës botërore, Jethro Tull, në tetor do të performojnë në Shkup. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Thënie të Fyodor Dostoyevskyt: Jo forca, por bukuria e vërtetë do ta shpëtojë botën

Thënie të Fyodor Dostoyevskyt: Jo forca, por bukuria e vërtetë do ta shpëtojë botën

Fjala+
Paratë e fituara me djersë

Paratë e fituara me djersë

Fjala+
Kur Ibrahim Krajkova ishte 18 vjeç: Koha kur u martova dhe u bëra serioz

Kur Ibrahim Krajkova ishte 18 vjeç: Koha kur u martova dhe u bëra serioz

Fjala+
Vepra e Barletit, burim kryesor për jetën Skënderbeun!?

Vepra e Barletit, burim kryesor për jetën Skënderbeun!?

Kulture
QËNDRO!

QËNDRO!

Poezi
MESNATË E KTHJELLËT

MESNATË E KTHJELLËT

Poezi
Kalo në kategori