LAJMI I FUNDIT:

Shkupi fiton super derbin ndaj Shkëndijës në Çair

Shkupi fiton super derbin ndaj Shkëndijës në Çair

Super derbi i xhiros së 17-të në Superligën e Maqedonisë së Veriut i ka takuar Shkupit që në Çair mundi Shkëndijën me rezultat 1:0.

Goli që vendosi këtë derbi ndërmjet dy skuadrave shqiptare u shënua në minutën e 37-të të pjesës së parë, me Trapanovskin që me shumë mjeshtri realizoi në rrjetën e Shkëndijës.


Triumf me përmbysje ka marrë Struga Trim Lum në Kavadar, me kampionët në fuqi që duke humbur 2:0, arritën në fund të mbyllin ndeshjen me fitore 3:2 ndaj Tikveshit.

Gostivari barazoi 1:1 ndaj Sileksit në Kratovë, përderisa  me barazim është ndalur edhe Voska Sport, pasi në Shtip nuk shkoi më shumë se një rezulrar 2:2 me Bregallnicën.

Në ndeshjen tjetër në program të ditës së sotme, Rabotniçki mposhti Brera Strumicën me golin e vetëm të Ermedin Ademit.

Ndeshjet e radhës në Superligën e Maqedonisë së Veriut do të zhvillohen me 10 dhjetor. /Telegrafi/