LAJMI I FUNDIT:

“Shkupi dhe Sofja do të përqendrohen në këmbim më të madh tregtar, lidhje hekurudhore dhe ajrore”

“Shkupi dhe Sofja do të përqendrohen në këmbim më të madh tregtar, lidhje hekurudhore dhe ajrore”

Këmbim dyshifror tregtar, aktivitete intensive për lidhjen hekurudhore të Shkupit dhe Sofjes deri në vitin 2025, bashkëpunim për mbështetje të sipërmarrësve, vendosja e linjave ajrore Shkup – Sofje dhe Ohër – Varnë për fillim gjatë sezonit turistik, e pastaj edhe në afat të gjatë.

Këto janë pjesë e rezultateve konkrete nga bashkëpunimi në periudhën e ardhshme midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë që e paralajmëruan sot pas seancës së parë të komisionit ndërqeveritar për punë ekonomike ministrat resorë nga të dy shtetet, Kreshnik Bekteshi dhe Rosen Zhelaskov.


Janë kontraktuar katër hapa konkrete për bashkëpunim të ardhshëm në sferën e ekonomisë, transportit, energjetikës, turizmit, telekomunikacionit, mjedisit jetësor. Aktivitetet e planifikuara, sipas paralajmërimeve, duhet të shqyrtohen në memorandum dhe marrëveshje në fushat përkatëse që pritet të nënshkruhen në fillim të muajit të ardhshëm prej kryeministrave të të dy shteteve.

“Presim që të vazhdojë rritja e këmbimit tregtar dhe të kemi rritje dyshifrore. Një prej konkludimeve në seancën e sotme është edhe bashkëpunimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, do t’i shfrytëzojmë përvojat e kompanive bullgare dhe qeverisë së atjeshme në lidhje me shfrytëzimin e fondeve evropiane, me qëllim që të shfrytëzohen sa më shumë financa nga BE-ja, që do ta rrisë konkurrencën e firmave vendase”, tha Bekteshi.

Zhelazkov, tha se për lidhjen hekurudhore, aktivitetet dhe planet e dy palëve janë harmonizuar. Nga ana bullgare nuk janë ndërtuar vetëm 2,5 kilometra, ndërsa pjesa tjetër nga infrastruktura hekurudhore do të modernizohet, rehabilitohet dhe pajiset me sinjalizim të ri. Ato janë pjesët Sofje – Pernik – Radomir – Gjushevo deri në kufi.

Nga ana e Maqedonisë, ku lidhja hekurudhore zhvillohet në tre faza, sipas Bekteshit, nga fundi janë aktivitetet për fazën e parë nga Kumanova deri Bellakoc, është projektuar dhe do të fillojë ndërtimi i fazës së dytë deri në Kriva Pallankë, ndërsa për pjesën e tretë deri në kufirin bullgar tanimë kërkohen para nga institucionet financiare ndërkombëtare.

Seanca e parë e komisionit ndërqeveritar me nënshkrimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë ka rezultuar dhe me konkretizimin e paralajmërimeve për bashkëpunim energjetik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori