LAJMI I FUNDIT:

Shkupi dhe Kumanova me më shumë raste aktive me coronavirus

Shkupi dhe Kumanova me më shumë raste aktive me coronavirus

Në Maqedoni ka 5.699 raste aktive me coronavirus, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më shumë raste ka në Shkup 2.932 raste aktive, ndërsa në Kumanovë 455 raste.


Prilepi ka 207, Velesi 271, Shtipi ka 183, Koçani 139, në Strumicë 128 dhe 175 në Manastir.

Më pak raste aktive me coronavirus ka në Demir Kapi-1, Dojran-2 dhe Pehçevë-3.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.351,460 teste të Covid-19./Telegrafi/