LAJMI I FUNDIT:

“Shkupi 2014”, dëmtimet e objekteve bëhen më të dukshme

“Shkupi 2014”, dëmtimet e objekteve bëhen më të dukshme

Dëmet e objekteve nga projekti “Shkupi 2014” po bëhen më të dukshme. Pamjet tregojnë se një pjesë e madhe e fasadave janë në gjendje të keqe nga moti i ligë ndërsa qytetarët reagojnë se ku shkuan paratë e tyre.

“Këto para s’janë dhënë për fasada, por për larje parash. 600 milion euro janë dhënë ndërsa cilësia është zero, por kur duhet investuar atje ku jetojmë s’kanë dhënë asnjë euro. 500 milion euro kanë futur në xhep, ndërsa 100 milion euro janë bërë fasada, kjo është larje parash”, thonë qytetarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Arkitektët thonë se ky projekt është i dështuar si në aspektin e formës ashtu edhe në aspektin e përmbajtjes.

“Duke marrë parasysh se furnizimet publike te ne si kriter kanë çmimin minimal, atëherë nuk mund të presim cilësi më të mirë. Besoj se këtu është problemi kryesor. Problemet teknike s’janë aq të rëndësishme sa çështja estetike dhe dhe simbolike e projektit”, tha Betim Zeqiri, arkitekt.

Bashkia e Shkupit, që në të kaluarën ndërmori disa aktivitet për rinovimin e një numri të caktuar fasadash të objekteve tani përgjegjësinë e çon te pronarët.

“Pas realizimit të këtyre projekteve, përgjegjësia e mirëmbajtjes së fasadave ju takon kompive që kanë kryer projektin, gjithashtu ato kanë ofruar garanci dy vjeçare. Ndërsa pas skadimit të afatit për mirëmbajtjen e fasadave nga ana e kompanive, përgjegjësia për mirëmbajtje bie te pronarët e objekteve” thonë nga Bashkia e Shkupit.

Në trend Lajme

Më shumë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori