LAJMI I FUNDIT:

Shkup: Drejtoresha Panovska i jep babait të saj tendera!

Shkup: Drejtoresha Panovska i jep babait të saj tendera!

MSH-ja HESHT PËRSE NDËRROHET ILAÇI PËR PERSONAT ME HEMOFILI

Përse Ministria e Shëndetësisë vendos që të ndërrojë ilaçin për pacinetët me hemofili kur veçmë këta persona pas 12 viteve konsum të ilaçit kanë benefite nga ilaçi i tanishëm?


Përgjigje për këtë ende nuk ka edhe pse, sic njofton KlanM, Ministri Fatmir Mexhiti dje deklaroi se do të konsultojë shërbimet dhe do ta informojë publikun.

“Nuk jam saktë i informuar për problemin do ta diskutoj me shërbimet dhe do t’ju informoj” – tha Fatmir Mexhiti, ministër i Shëndetësisë.

Në të gjitha këto marëveshje, qëndron nënshkrimi i Ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, marrëveshja e lidhur me shumë prej 5 milion eurove bëhet me “Dr Panovskit” i cili është babai i drejtoreshës së Klinikës për hematologji.

Për këtë, përmes një shkrese të dërguar në KlanM, ka reaguar vetë drejtorja e Klinikës për hematologji, e cila mohon se ka konflikt interesi.

“Me përgjegjësi them se si udhëheqese e Klinikës së Hematologjisë nuk kam shfrytëzuar detyrën time që të sjellë “Dr Panovskin” në pozitë të privilegjuar në raport me të tjerët. Përkundrazi, e vetëdijshme për potencialin e rrezikut eventual të konfliktit të interesit, me vetëdëshirë jam përjashtuar nga të gjitha furnizimet publike që i zbaton Hematologjia ku si ofertues i mundshëm mund të paraqitet veledrogeria e babait tim. Për këtë është njoftuar edhe Komisioni Antikorrupsion” – tha Irina Panovska Stavridis, drejtore në Klinikën e Hematologjisë.

Por në Agjensinë e ilaçeve “Malmed” në një studim për ilaçin “Helimbra” qëndron emri i drejtoreshës.

A ka konflikt interesi në qoftë se bënë studim, je kryetare e komiteit të hemofilisë në kohën kur ilaçi i babait blihet nga shteti, sic percjell KlanM, këtë përgjigje kërkojnë prindërit e fëmijëve të cilët rrezikojnë ta humbin ilaçin që 12 vite ua japin fëmijëve të tyre

Njëra prej tyre, sic njofton KlanM, është edhe Sonja e që ka djalë 13 vjeçar i cili vuan nga hemofilia.

“Kam bërë analizë gjenetike me të cilën dëshmohet se me ndërrimin e ilaçit mund të fitojë inhibitor. Ajo do të thotë që më vonë ky ilaç nuk do të ketë efekte anësore” – tha Sonja, nëna.

Sipas informacioneve zyrtare, sic percjell KlanM, i tërë buxheti për personat me hemofili është 9. 918.169 milion euro prej këtij buxheti në prokurim publik në mes të Mistrisë së shëndetësisë, D-r Panovskit i takon pothuajse gjysma e buxhetit apo 4.993.902 milion eurove. Edhe kërkuam përgjigje nga i njëjti ende nuk ka përgjigje. /KlanMacedonia/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori