Krijuesi nga Gjakova Alkent Pozhegu në ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës ka përzgjedhur, Shkupin, vendlindjen e shenjtores për të krijuar përmes drithërave një mozaik me portretin e saj.
Ai nisi punën në orën 8 të mëngjesit dhe finalizoi krijimin e tij pas 5 orësh.
“Për realizimin e këtij mozaiku janë shfrytëzuar rreth 80 deri në 100 kilogram drithëra. Ka fasule të bardha dhe të kuqe, mirës të bardhë, të kuq dhe portokalli, grurë, oriz, fara luledielli. Këto janë përmbledhur për të formuar mozaikun. Më është dashur të punoj 4 deri në 5 muaj, sepse fillimisht më është dashur të gjej mirëkuptim më Qeverinë e Maqedonisë. Kam filluar punën kohë pas kohë, të siguroj kokrrat që më nevojiteshin dhe kam bërë disa prova”, tha Alkent Pozhegu për Alsat.
Kjo nuk është hera e parë që artisti Alken Pozhegu tërheq vëmendje me krijimet e tij. Deri tani ai ka përvetësuar tre herë certifikata nga Libri i rekordeve Guiness.
“Për herë të parë për mozaikun në vitin 2014, ku kanë qenë dy emrat, i Ronaldos dhe Messit si dhe dy emrat Real Madrid dhe Barcelonë. Në vitin 2017 kam realizuar një mozaik të Rita Orës. Ka qenë një mozaik i veçantë për mua. Kontributi im ka qenë I orientuar që ajo certifikatë e rekordeve Guiness t’i dedikohet Ritës edhe pse nuk kam marr konfirmim deri tani se e ka pranuar. Si dhe në vitin 2019 kam realizuar mozaikun me portret të presidentit Donald Trump. Ka qenë një mesazh falënderimi për të gjithë presidentët e SHBA-ve për kontributin e dhënë për shtet formimin e Republikës së Kosovës”, shtoi ai.
Ndalesa e radhës për të do të jetë Tirana, ku më 6 shtator do të performojë Rita Ora. Ai do të bëjë një tjetër portret të saj, ndërsa thotë se është një dëshirë e madhe e tij të takojë këngëtaren e njohur dhe pse jo të kuptojë nëse certifikata që i ka dedikuar ka mbërritur deri në adresë të saj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën