LAJMI I FUNDIT:

Shkup, arrestohet një person për të cilin kishte urdhër arrest

Shkup, arrestohet një person për të cilin kishte urdhër arrest
Foto: Ilustrim

Sot pasdite, policia e Shkupit, bazuar në një urdhër arresti të lëshuar nga Gjykata Themelore, arrestoi 38-vjeçarin I.B.

Sipas informacionit nga Ministria e Brendshme, ai kërkohej për vuajtjen e dënimit me 5 vjet burg për shitje të paligjshme të drogës (neni 215 paragrafi 1 i Kodit Penal).

38-vjeçari do të dërgohet në burg me një procedurë të shpejtë./Telegrafi/