LAJMI I FUNDIT:

Shkup, 24 aksidente trafiku vetëm gjatë fundjavës

Shkup, 24 aksidente trafiku vetëm gjatë fundjavës

Trembëdhjetë persona janë lënduar më lehtë në 10 nga gjithsej 24 fatkeqësitë e komunikacionit, që kanë ndodhur gjatë fundjavës së kaluar në rajonin e SPB Shkup. Në 14 fatkeqësi është shkaktuar vetëm dëm material.

Nga MPB-ja informojnë se këtë fundjavë policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar shumë kundërvajtje. Treqind e një shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe seç është lejuar, gjashtë shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, katër shoferë nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalim të shënuar për këmbësorë, si dhe dy shoferë për tejkalim të parregullt.

Janë sanksionuar edhe 10 këmbësorë, të cilët e kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit të shënuar dhe gjashtë të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe. Ndërkaq, 146 automjete janë sanksionuar për shkak se janë parkuar në mënyrë të parregullt.


Nga komunikacioni janë përjashtuar pesë shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 42 shoferë para se të marrin të drejtën për drejtimin e automjetit, 12 shoferë fillestarë, si dhe 40 automjete të paregjistruara./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Lajme
Dyshohen për falsifikim të dokumentit, çifti me fëmijë ndalohen në Aeroportin e Prishtinës

Dyshohen për falsifikim të dokumentit, çifti me fëmijë ndalohen në Aeroportin e Prishtinës

Kronika e Zezë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Haradinaj: Strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë duhet të trajtohen si çështje e zbatimit të ligjit, jo si çështje e Asociacionit

Haradinaj: Strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë duhet të trajtohen si çështje e zbatimit të ligjit, jo si çështje e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori